Ky website është ende në proces të punës!

Çdo dëshmor është histori në vete, e të gjithë bashkë e
shkruan historinë e Republikës së Kosovës!

Dëshmorët e Lirisë

Në këtë faqe mund të lexoni rrëfime mbi jetën dhe veprën e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si rrëfime të dorës së parë, të realizuara gjatë bisedave me familjarë e bashkëluftëtarë të dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë.

Zonat Operative

ZOD

Zona Operative e Drenicës

ZOP

Zona Operative e Pashtrikut

ZOD

Zona Operative e Dukagjinit

ZOLL

Zona Operative e Llapit

ZON

Zona Operative e Nerodimës

ZOK

Zona Operative e Karadakut

ZOSH

Zona Operative e Shalës

Rreth Nesh

Rreth Nesh

Qëllimi i tërë punës që po e bëjmë është që rinia e vendit tonë dhe të gjithë vizitorët e huaj që vizitojnë varrezat e dëshmorëve, të mësojnë në detaje historinë e secilit njeri që dha jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë.

 

Vizitorët mund të skanojnë mbi QR Code, i cili është i vendosur në pllakatë të varrit të secilit dëshmor. Përmes skanimit të kodit i cili është i veçantë për çdo dëshmor, secilit person do t’i mundësohet qasja direkte në faqen e cila përmban biografinë e dëshmorit përkatës.

Biografia hapet e në të shpalosen të gjitha informacionet e mbledhura për atë dëshmor/e, duke parë kështu fotografitë dhe çdo informatë të mbledhur dhe të përpiluar me kujdes mbi jetën dhe veprën e tyre.

Familja legjendare Jashari

Qëllimi i tërë punës që po e bëjmë është që rinia e vendit tonë dhe të gjithë vizitorët e huaj që vizitojnë varrezat e dëshmorëve, të mësojnë në detaje historinë e secilit njeri që dha jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Vizitorët mund të skanojnë mbi QR Code, i cili është i vendosur në pllakatë të varrit të secilit dëshmor. Përmes skanimit të kodit i cili është i veçantë për çdo dëshmor, secilit person do t’i mundësohet qasja direkte në faqen e cila përmban biografinë e dëshmorit përkatës.

Misioni
& Vizioni

Misioni

Misioni ynë i vetëm është që të mos humben emrat, pamjet dhe veprat e dëshmorëve tanë, të mos harrohet historia e vendit tonë dhe të mos harrohen asnjëherë ata që sollën dhe që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Prandaj, ne kemi krijuar një platformë digjitale kushtuar përkujtimit të jetës së dëshmorëve tanë, që me vetëmohim dhanë gjithçka në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

 

Misioni
& Vizioni

Vizioni

Vizioni ynë është të krijojmë një platformë gjithëpërfshirëse që përjetëson kujtimin për heronjtë e rënë të Kosovës. Duke mbledhur dhe kuruar biografitë e ushtarëve të UÇK-së që dhanë jetën e tyre për liri, ne synojmë të ndërtojmë një platformë digjitale për të vlerësuar dhe kujtuar guximin, qëndrueshmërinë dhe sakrificën që do të frymëzojë brezat që do të vijnë.

Na ndihmoni ne Misionin tonë

Kontribuesit