Ky website është ende në proces të punës!

Halil Sejfijaj

Halil Sejfijaj (10.07.1933-11.08.1998), ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shërbeu në Zonën Operative të Dukagjinit. Gjaku i tij u bë vulë në testamentin e lirisë.

-Jeta dhe familja

Halil Sejfijaj u lind, në Gllogjan të komunës së Deçanit, Prindërit, Zymer e Cyme Sejfijaj, i lindën gjashtë fëmijë, tre djem e tri vajza. Halili ishtë më i vogli i familjes,

Shkollën fillore e kreu në fshatin Izniq.

Dëshmori Halil Sejfijaj ka qenë i martuar dhe ka lënë pas vetes gruan dhe pesë fëmijë, tre djem e dy vajza.

-Veprimtaria

Qysh në moshë të hershme, Halili ishte i kyçur në lëvizjet e ndryshme, kundër pushtuesit serb.

Në vitet e shtatëdhjeta, kushtet e rënda ekonomike, e detyrojnë Halilin të migroi në Zvicër për të punuar. Më pas, kthehet sërish në vendlindjen e tij, ku u mor me bujqësi.

Gjatë viteve ’90-ta, Halili kishte marrë pjesë në protestat dhe demonstratat gjithëpopullore, që organizoheshin  kundër okupatorëve serbë, në Deçan, Pejë, etj.

Ai ishte bashkëveprimtar dhe njeri i besueshëm i Jusuf Gervallës dhe shumë bashkëveprimtarëve  të tjerë. Misionin e Halilit, nuk e ndalte as ora policore dhe i kryente detyrat e dhëna nga LPK-ja.

Shtëpia e tij ishte bërë vendpritje e shumë patriotëve të ndryshëm. Ai kishte strehuar Smail Haradinajn dhe dajën e tij, Hasan Ukhaxhajn.

Në mars të vitit 1998, Halil Sejfijaj bëhet pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u sistemuar si ushtar pranë Shtabit të UÇK-së në Gllogjan, në  brigadën 131″Jusuf Gërvalla”,   duke i kryer detyrat e tij me përgjegjësi, duke dhënë kontribut të çmueshëm në luftën për liri.

Rënia heroike

Halil Sejfijaj bie dëshmor në fushën e nderit dhe të lavdisë, më 11 gusht 1998, në Gllogjan, në njërën ndër betejat më të rrepta që i zhvilloi Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër forcave ushtarake, armike serbe, ku përveç artilerisë së rëndë e forcave të shumta të këmbësorisë, u përdorën edhe helmet kimike e biologjike.

Trupi i dëshmorit Halil Sejfijaj, është varrosur më 15 gusht 1998, nga bashkëluftëtarët e tij në Gllogjan.

Pas çlirimit të vendit, trupi i dëshmorit është rivarrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit po në Gllogjan.

-Pas rënies heroike

Familja e dëshmorit Halil Sejfijaj është nderuar me mirënjohje nga Komuna e Deçanit “Dekorata Shkëlzen Haradinaj”, mirënjohje nga shkolla, mirënjohje nga shoqatat e dala nga lufta në Deçan, dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, në Prishtinë.