Ky website është ende në proces të punës!

Skender H. Mulaku

Skender Mulaku (11.12.1976 – 14.01.1999) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili aktivitetin e tij atdhetar dhe në mbrojtje të Kosovës e nisi qysh në rininë e hershme.

 

  • Jeta dhe familja

Skender Mulaku u lind më 11 dhjetor të vitit 1976, në fshatin Komoran të komunës së Drenasit (ish-Gllogoc) dhe ishte djali i Fetah Milakut.

Skenderi e përfundoi shkollën fillore në fshatin Kizhnarekë, nëdrkaq shkollimin e mesëm e vijoi në Drenas, në drejtimin Metalurgji.

 

  • Veprimtaria

Pas rënies heroike të familjes Jashari, shumë të rinj ishin inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të dhënë kontributin e tyre në çlirimin e vendit nga regjimi criminal serb. Jehonë e madhe e veprës së Jasharajve u dëgjua sidomos në Drenicë, prej ku shumë të rinj u inspiruan dhe u vetëdijesuan se liria e Kosovës ishte më e vlefshme se edhe vetë jeta e tyre.

Skender Mulaku ishte një nga shumë të rinj të Drenicës të cilët iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe me t’u angazhuar, menjëherë nisi aktivitetin e tij me bashkëluftëtarët.

Ai luftoi në shumë beteja që u zhvilluan në vargmalet e Berishës dhe ishte gjirhmonë përkrahë shokëve të tij, të cilët kishin një mision të përbashkët, çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.

Si shkak i mungesës së armeve dhe monicionit me të cilin po përballeshin ushtarët e UCK-së, Skenderi së bashku me Imer Alushanin dhe disa luftëtarë të tjerë, ishin nisur për Shqipëri për të sjellë armatim dhe municion të nevojshëm, por meqë ishte ishte një mision i pamundur për shkak të pozicioneve të forcave serbe, ata ishin detyruar të ktheheshin në pozicionet e tyre dhe të luftonin me  ishte një mision i pamundur për shkak të pozicioneve të forcave serbe, ata ishin detyruar të ktheheshin në pozicionet e tyre dhe të luftonin me çfarëdo që kishin në dispozicion.

 

  • Rënia heroike

Pas disa betejave që luftoi në rrafshmalet e Berishës përkrah shokëve të idealit, më 14 janar të vitit 1999, në acarin e atij dimri, Skender ra dëshmor, për të mos vdekur kurrë guximi dhe vepra që la pas vetes.

Skenderi ishte varrosur me nderime ushtarake në Varrezat e Dëshmorëve, në fshatin Kleçkë.