Shaqir Hoxha (26.06.1976 – 27.04.1999) ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por gjendja e popullit të Kosovës nën okupimin serb, e kishte bërë atë që t’i bashkohej rezistencës së shumë të rinjve dhe të rejave nga Kosova.
Deshmori Shaqir Hoxha u lind më 26 qershor të vitit 1976, në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit.
Shkollën fillore e kishte kryer në vendlindje, kurse atë të mesme e kishte regjistruar, por ishte detyruar ta ndërpriste si pasojë e kushtëve të vështira ekonomike të familjes së tij, e kështu u detyrua të merrej me punë të rënda fizike vetëm për të mbajtur familjen e tij.
Shaqiri vinte nga një familje e madhe dhe prindërit e tij kishin dhjetë fëmijë, shtatë djem e tre vajza.
Situata që ishte krijuar gjatë viteve ‘89-90, ishte një kohë shumë e vështirë per popullin shqiptar të Kosovës dhe kjo gjendje e krijuar i mundonte më së shumti të rinjtë, përfshirë edhe Shaqirin, i cili kishte marrë pjesë edhe në demonstratat e mbajtura në atë kohë, për të kundërshtuar regjimin e asaj kohe.
Gjatë viteve të ’90-ta, Shaqiri ishte maltretuar dhe rrahur disa herë nga forcat policore serbe.
Shaqiri ishte vënë në kontakt me UÇK-në për herë të parë më 26 mars të vitit 1998, kur edhe kishte takuar Bajrush Hotin dhe Arif Krasniqin, të cilit kishin dashur të dërgonin një ambulancë në Kleçkë, por ishin ndalur nga policia serbe. Duke u kthyer, në Shalë kishin takuar Shaqirin dhe me traktorin e tij, ku kishin vendosur të gjitha pajisjet dhe produktet mjekësore, ishin futur nëpër rrugë malore, duke depërtuar kështu deri në Kleçkë.
Pas disa përpjekjeve për të shkuar në Shaqipëri për t’u armatosur, më në fund ia kishte dalur dhe zyrtarisht më 10 prill 1999 i ishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pikën e Shalës, pasi kishte kryer stërvitjet dhe përgatitjet ushtarake Njësive Speciale të UÇK-së në Divjakë.
Shaqiri në Divjakë e mori automatikun e dëshmorit të lirisë, Endrit Cara -Kavaja, çfarë e bëri krenar dhe e motivoi Shaqirin që të luftonte deri në flijim për Kosovë.
Gatishmëria e tij fizike e morale, si dhe guximi që e karakterizonte, bëri që eprorët e tij ta caktonin në njësitin “ARBËRI”, e cila ishte caktuar për të mbrojtur popullatën civile të Kosovës të fshatrave Kizharekë, Nekoc, Baicë, Shalë, Krojmir, Pjetershticë, e fshatra të tjerë përreth, të cilit ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të vendoseshin në grykat malore.
Më 27 prill të vitit 1999, Shaqiri me shokë ishin duke vëzhguar terrenin dhe duke u siguruar që popullata civile ishin të sigurt, kur edhe lëvizjet e tyre ishin hetuar nga forcat serbe, me ç’rast kishin filluar të hapnin zjarr dhe pas një perleshjeje me ta, Shaqiri ra dëshmor, kurse tre shokët e tij të luftës kishin mbetur të plagosur.
Trupi i tij arriti të tërhiqej nga shokët e luftës më 12 qershor 1999, kur edhe ishte rivarrosur me nderime të larta ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, përkrah dëshmorëve të tjerë të lirisë të Brigadës 121 – Kumanova.
Pas rënies heroike të Shaqir Hoxhës
Për të nderuar veprën dhe sakrificën e tij, është ngritur lapidar në vendin e rënies së tij, në Nekoc.
Për nder të veprës së dëshmorit Shaqir Hoxha, sot emrin e tij e mban Shkolla e Mesme e Lartë e fshatit Shalë.