Ky website është ende në proces të punës!

Salih H. Kermeni

Salih Kermeni (24.09.1983 – 30.03.1999) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, I cili u inkuadrua në radhët e UÇK-së edhe pse shumë i ri në moshë, por dëshira për ta parë vendin e tij të lire, e bëri që ta kapte armën në dorë.

  • Jeta dhe familja

Salihu u lind në Bllacë të Suharekës. Ai ishte i biri i Hysniut dhe Hasijes, të cilët nga martesa e tyre kishin dhe fëmijët e tjerë, djemtë: Safetin e Senadin dhe vajzat, Bahtijen, Hatixhen, Nailen dhe Besartën.

Shkollën fillore e kreu në Bllacë, në shkollën “Ramë Bllaca”, ndërsa shkollimin e mesëm e regjistroi në Suharekë, por dëshira për të luftuar dhe për ta mbrojtur vendlindjen ishte aq e madhe, sa që ai zgjodhi pushkën në vend të lapsit.

  • Veprimtaria

Salihu u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të vitit 1998, edhe pse ishte vetëm 16 vjeçar, por dëshira dhe vullneti që kishte për ta parë vendin e tij të lirë, nuk e ndaloi që të vishej në uniformën e UÇK-së dhe të luftonte për atdheun e tij.

Salihu iu bashkua Brigadës 121, Kompania “Beslim Zekolli”, në Bllacë, ku mori pjesë në disa beteja në rrethinën e Suharekës, saktësisht në Bllacë.

  • Rënia heroike

Më datë 30 mars 1999, në syrin e pranverës, kur Kosova po digjej nga forcat e armatosura të armikut serb, luftëtarët e UÇK-së po luftonin në istikamet e tyre, në një betejë me armikun, duke luftuar trimërisht, Salih Kremeni bie në fushën e nderit, i cili do të mbahet në mend si një djalë shumë i ri në moshë, por një trim sy patrembur.

Më gjakun e tij të njomë, ai i dha ngjyrë flamurit që të rrezojë në tërë kombin.

  • Pas rënies heroike

Salihu u varros me nderime ushtarake në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Kleckë.

Familja e Salihut u nderua me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes.

Për të nderuar veprën e dëshmorëve të lirisë, në lagjen Sukaj të fshatit Bllacë, është i vendosur lapidari i dëshmorëve të lirisë, në mesin e të cilëve është i skalitur edhe emri i dëshmorit Salih Kermeni.