Shpend Malaj (13.12.1969 – 06.06.1999)- ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u inkuadrua njëri ndër të parët pas betejs së 24 marsit 1998, ai ishte një ushtar i dalluar i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.
-Jeta dhe familja
Shpend Malaj u lind në fshatin Gllogjan të Deçanit, ishte djali i Zeqë dhe Shkurte Malaj, të cilët nga martesa e tyre kishin tetë fëmijë katër djem dhe katër vajza.
Shkollën fillore e kreu në Irzniq, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjimnazin e Deçanit.
Gjatë demostratave të vitit 1989 të cilat ishin organizuar nga gjithëpopullata, në Irzniq, Deçan, Pejë, Gjakovë, Prishtinë etj, ai ishte pjesmarrës aktiv, i cili dhe u arrestua nga policia serbe, dhe u denua me 60 ditë burgim të cilat i vuajti në burgun e Pejës dhe Dubravës.
Pas lirimit nga burgu Shpendi merr rrugën e gurbetit, dhe vendoset në Gjermani ku qëndron për gjashtë vite.Ai nuk ndjehej rehat në vendin e huaj dhe kthehet në Kosovë.
-Veprimtaria
Pas betejës së lavdishme të familjës heroike të Shaban Jasharit me datat 5,6,7 mars 1998, ku gjithë vendi u ngrit në këmbë, luftë kishin nisur dhe trimat e Gllogjanit me 24 mars 1998.
Menjëherë pas betejës së 24 marsit 1998 në Gllogjan, Shpendi inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili veproi deri në rënien heroike.
Shpendi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij Agim Selmanaj dhe Shefqet Mustafaj gjatë vitit 1998, mori pjesë në betejat kundër forcave serbe në Baballoç, Shaptej,Gramaçel, Rastavicë, Prejlep, Gllogjan etj.Si dhe në betejën e parë të Loxhës me 06 korrik 1998.Shpendi u dallua në këto luftime.
Shpendi vinte nga një familje atdhedashëse, kështu ai nuk ishte i vetmi antar që luftonte për lirin e vendit, me të ishte dhe vllau Ganiu si dhe djali i vëllaut Ardiani si dhe shumë kushërinjë të tjerë, të cilët qëndruan dhe luftuan deri në fund.
Shpendi kishte fituar një përvoj mjaft të mirë ushtarake, gjatë këtyre betejave. Furnizimi me armatim dhe monicjon nga Shqipëria në Kosovë ishte i domosdoshëm një rrugë që e kishte nisur Luan Haradinaj dhe po e vazhdonin shumë trima të tjerë, Shpendi ishte një ndër ta, që gjendej në krye të detyrës, në përcjelle të grupeve të furnizimit me armë që niseshin nga Shtabi Operativ i Rrafshit të Dukagjinit në Gllogjan e deri në Shqipëri dhe anasjelltas, një detyrë kjo me përgjegjsi, rrezik dhe e mundimshme.Në qershorin e vitit 1998, kur po kthehej nga Shqiperia në Kosovë me shumë bashkluftëtarë të tjerë, në kufi Shpendi bie në zonën e minuar nga forcat serbe dhe plagoset, ishte me fat, ndërsa kali që ishte afër tij dhe i ngarkuar me armatim bëhet copë-copë.
Pas ofensivës së parë, UÇK-ja pësoi goditje në zonën e Dukagjinit, Shpend Malaj nuk u largua për asnjë çast nga fronti i luftës,si dhe UÇK-ja shpejt e mori veten dhe u riorganizua për të qenduar e pamposhtur deri në fundin e luftës.
Shpendi nga lufta që po zhvillonte ai caktohet në formacionin e Batalionit të Policisë Ushtarake të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, ku do të veprojë si epror i Policisë Ushtarake, e më vonë caktohet Komandant për Logjistikë i kësaj brigade.
Shpendi me bashkëluftëtarët e tij mori pjesë në aksione të shumta, një ndër ta ishte aksioni kundër forcave serbe në vijën e frontit përgjatë magjistrales Deçan-Gjakovë në rrugën e Dujakës, së bashku me komandantin Shkëlzen Haradinaj dhe me bashkëluftëtarët Agim Selmanaj e Bujar Haradinaj.Gjatë këtij aksioni ata shkatrruan atileri të rënda të focave armike serbe.
Shpendi u dallua për luftën që bëri në betejat e vitit 1999 në Ratishë të Epërme, nga data 09-18 janar 1999 si dhe në betejat e zhvilluara në Pozhar e Lumëbardh nga data 27-30 mars 1999.
Më 5 prill të vitit 1999, Shpendi u doli në ndihmë për transferimin e të plagosurve në drejtim të Lugut të Drinit, ku më pas u transferuan në Rugovë e Shqipëri.
Më 16 prill 1999 Shpendi mori pjesë në luftimet e zhvilluara në malet e Maznikut, ku bie heroikisht komandanti Shkëlzen Haradinaj bashkë me luftëtarët e dalluar të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.
-Renia heroike
Shpendi ishte një burr trim i pa trembur ndaj armikut, ai luftoi përgjatë muajit prill- qershor pa ndalur, deri në betejen e tij të fundit e cila u zhvillua me 6 qershor 1999, atë ditë kishte luftime të ashpra nga forcat serbe, pasdite Shpendi ishte në vijën e parë të frontit në pozicionet mes Ratishës së Epërme e Pozharit, te Ura e Ratishit, një predhë e minahedhësit godet pozicionin e luftëtarëve të lirisë ku bie luftëtari Burim Mustafaj dhe plagoset rëndë luftëtari Shpend Malaj, i cili pas disa orësh, nuk mundi ti mbijetoj plagëve të marra dhe mbyll sytë në Spitalin Ushtarak në Maznikë. Plagë të rënda kishin marrur edhe bashkëluftëtarët e tyre Florim Mustafaj e Bujar Haradinaj, ndërsa lehtë plagosen Ardian Malaj e Valbonë Tafilaj.
-Pas rënies heroike
Dy shokët e liris, dy bashklufëtarët që luftuan sy pa trembur Shpendi e Burimi, po atë ditë në orët e vona të mbrëmjes varrosën me nderime të larta ushtarake, në Malet e Maznikut.
Më 24 gusht 1999, rivarrosen Shpendi e Burimi në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.
Shpend Malaj ishte i martuar me Farijen të cilën e la pas vetes së bashku me katër vajzat: Arianitën, Rinorën, Leonorën dhe Floralbën.
Familja Malaj është nderuar për luftën dhe trimerin e Shpendit me mirënjohje të shumta.
Në vendin ku ranë dëshmor Shpend Malaj e Burim Mustafaj është ngritur përmendorja e përbashkët, për ta lartësuar kontributin e tyre.