Ky website është ende në proces të punës!

Luan Nimanaj

Luan Islam Nimanaj (02.12.1978 – 17.04.1999) – Ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe njëri ndër luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.

-Jeta dhe familja

Luan Nimanaj u lind në fshatin Gllogjan të Deçanit, ishte djali i Islam e Safete Nimanaj, të cilët nga martesa e tyre kishin dhe dy djem të tjerë dhe një vajzë.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Rrezar(ish Irzniq), të cilin e ndërpreu në vitin e fundit, për tu radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Luani në vitin 1992 ishte antar i dalluar i grupit muzikor SHKA “Jusuf Gërvalla” në Deçan, së bashku me djalin e axhës së tij Fatmirin më të cilin nuk u ndan as në këndim e as në luftë, me vite të tëra u kënduan trimave, deri në amshim.

-Veprimtaria

Luan Nimanaj një djalë shembullor, la shkollimin në gjysmë për tu radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai pas betejes heroike të 24 marsit në Gllogjan, vazhdoi në këto beteja: Baballoç, Prejlep, Carrabreg të Poshtëm, Voksh, Rastavicë, Shaptej, Biteshe etj.

Luani përveç djalit të axhës Fatmirin ai kishte shumë përzemer  dhe ishte i pandarë dhe me  djalin e dajës Agim Selmanaj të cilët ishin ndërë luftëtarët më të dalluar të UÇK-së në Gllogjan, të cilët u rritën dhe u shkolluan bashkë sepse ishin dhe moshatarë.

Luani ishte një oficer i stërvitjes, i cili kishte ushtruar dhe pervetsuar mjafte mirë artin luftarak, si nga ana teorike dhe ajo praktike.Në korrik 1998, ai mori urdhër nga Komandanti i Shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, të vendosej në fshatin Ruhot të Pejës, për ti stervitur ushtarët e rinjë të kësaj ane.

Me 9-12 gusht 1998, Luan Nimanaj ishte në luftimet gjatë ofënsivës së përgjithshme, në këtë kohë, gjatë këtyre luftimeve të zhvilluara në Gllogjan, Luani plagoset rëndë, ndërsa bien në fushën e nderit për të mos vdekur kurr dëshmorët e liris Naim Nimanaj djali i axhës së Luanit si dhe Arton Hasanaj.

Luani pas plagosjes e dërgojnë në Shqipëri për shërim, pasi shërohet ai përsëri I bashkohet trimave të UÇK-së.

Luani ishte pjesë e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” brigadë kjo që asnjëherë nuk e njohu humbjen, ajo triumfoi kudo me pushkë e këngë.Luani pas kthimit nga Shqipëria u gjend në vijat e para të frontit në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit.Ku me datën 28 mars 1999 ai plagoset përsëri ne Pozhar, ku në at betejë humbën jetën dëshmorët Elez Gecaj e Maxhun Berisha, si dhe u plagosën shumë të tjerë.Luani ndihmoi në transferimin e luftëtarëve të plagosur deri ne Kaliçan të Burimit.

-Renia heroike

Më 16 prill 1999, në betejën që u zhvillua për mbrojtjen e popullatës civile, në afërsi të malit të Zhebelit e Maznikut, ku Luani po luftonte përkrah Shkelzen Haradinajt, pas disa orësh luftime, Shkelzen Haradinaj e Fatmir Nimanaj bien dëshmor, ndërsa Luan Nimanaj plagosët rënd.Dhe pse ishin të rrethuar nga forcat armike serbe, trimat e liris arrijn ta tërheqin trupin e Luanit, duke e nisur për t’ia shëruar plagët në Shqipëri, gjatë rrugës ishte moti me shi, por Luani nuk rënkoi asnjëher. Ai nga plagët e rënda të nesërmen me 17 prill në Bjeshkë të Strellcit, te Tëbanat e Gllogjanit, zemra e dëshmorit u ndal, ai ra dëshmor për të mos vdekur kurr, ai do të kujtohet gjithmonë, brez pas brezi si një djal shumë i ri në moshë, por sy pa trembur për ta cliruar vendin e tij Kosovën.

-Pas rënies heroike

Bashkëluftëtarët që po e dërgonin Luanin në Shqipëri, tani më nuk kishin pse ta vazhdonin atë rrugë, pasi Luanin vdiq në duart e tyre. Ata e varrosin të Tëbanat me nderime ushtarake, dhe duke u kthyer ne luftime përsëri, ndeshen me forcat serbe, nga ai moment një pjestar i grupit i cili i përkiste Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” Asllan Dinajn nuk dihet asgjë.

Me 24 gusht 1999, pas çlirimit të vendit Luanin e rivarrosin me nderime ushtarake në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, së bashku me shumë trima të tjerë të cilët do të kujtohën gjithmonë.

Luan Nimanaj la pas vete prindërit Islamin e Safeten si dhe motrën Albinën dhe Vëllezërit: Albanin dhe Luanin e ri i cili u lind pas luftë dhe trashëgoi emrin e vëllaut dëshmor.

Familja Nimanaj u nderua me mirënjohje të shumta për nderë të djalit të tyre dëshmorë:

Mirënjohje morën nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit, Brigada 131”Jusuf Gërvalla” Komuna e Deçanit, Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së

Dëshmori Luan Nimanaj,Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj e Agim Selmanaj,u përjetësuan në një përmendore të përbashkët, afër vendit të rënies në Malet e Maznikut.