Ky website është ende në proces të punës!

Edmond Hoxha

Edmond Hoxha (10.10.1975 – 31.01.1997)-ishte ushtaë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, përmes komunikatës bën me dije opinionit se në altarin e atdheut kanë rënë dëshmorët e parë të lirisë- Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu.

-Jeta dhe familja

Edmondi u lind në Junik të Deçanit.Ishte djali i Hysnis dhe Hysnies, nga martesa e tyre kishin dhe djalin Xhavitin dhe vajzat:Flurie, Miradie, Lumnie, Fakete, Kumrije, Violetë, Valentinë.

Shkollën fillore e kreu në Junik ndërsa të mesmen në Deçan.

Familja e Edmondit brez pas brezi ishin përballur me amikun serb, gjurmë të kqia i kishin lënë dhe kur ishte i vogël në vitin 1981 kur forcat armike serbe kishin burgosur vëllan Xhavitin i cili ishte njëri ndër organizuesit e demostratave studentore.

Pas një kohe Xhaviti shprengulet në Shqipëri dhe krijon familje atje, ku her pas here e viziton dhe Edmondi me familje.

Në vitin 1993/94 Edomndi regjistrohet ne Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, dhe pse ishte student I dalluar, ai nderpret studimet në vitin e tretë, sepse mendimet dhe veprimet e tij kishin marr kahje tjeter, ai kishte rënë në kontake me organizuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Veprimtaria

Vëllau i Edmondit, Xhaviti ishte veprimtar i çështjes kombtare, përmes të cilit Edmondi njihet me Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun.

Edmondi ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së qe nga viti 1996.

Edmondi tani më ishte një djal i besuar, në syt e Zahirit dhe Hakifit, ata sa her kishin ndonjë detyrë ilegale kishin besim të madh në Edmondin që do ta kryente me perkushtim dhe vigjilenc.

Edmondi, Zahiri dhe Hakifi ishin bërë një treshe e shkëlqyer e cila për një kohë të gjatë kishin mbjellur tmerre ndaj forcave policore serbe.

-Renia Heroike

Më 31 janar 1997 Edmondi, Zahiri dhe Hakifi ishin në veprim të ilegales, por forcat policore serbe i kishin vënë në shënjestër si një treshe që i kishte tmerruar për një kohë të gjatë. Edmondi me Zahirin e Hakifin po lëviznin më një vetur të tipit “Llada” në dalje të Prishtinës ishin vënë në shënjestër nga forcat armike serbe, në hyrje të fshatit Pestovë të Vushtrrisë, Edmondi, Zahiri e Hakifi e shohin qe janë të rrethuar në prit nga të tri anët dhe I drejtojn armët nga forcat armike, por ishte e kotë, breshëria e plumbave serbo kriminale po përshkonin nga të tri anët e veturës.

Ku dhe ranë heroikisht të trë dëshmorët e lavdishëm të liris Edmondi Zahiri e Hakifi, të cilët ishin ndër luftëtarët e par të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rënia e këtyre tre trimav u bë shembull dhe frymëzim për shumë të rinjë.

-Pas rënies heroikë

Me 03 shkurt 1997, trupi i dëshmorit Edmond Hoxha varroset në varrezat e Junikut, me nderime dhe respect nga mijra qytetar liridashës.Në këtë ditë Shtabi I Pergjithshëm i UÇK-së, përmes komunikatës bënë me dije se në altarin e atdheut ranë dëshmort e parë për liri.

Për nderë të tre dëshmorëve,është ngritur pllaka përkujtimore në fshatin Pëstovë.

Familja e dëshmorit mori mirnjohje në shenjë respekti për vepren e dëshmorit Edmond Hoxha, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga Drejtoria e Sporteve në Deçan, si dhe kryesia e manifestimit kulturor FLAKA E JANARIT në Gjilan.

Më 23 nëntor të vitit 2000,Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, i jep diplomë “Student Martir”.