Ky website është ende në proces të punës!

Elez Geci

Elez Geci (11.02.1951- 28.03.1999) ishte ushtar i Ushtrisё  Çlirimtare tё  Kosovёs, luftoi nё  Zonёn Operative tё  Dukagjinit si ndihmёs komandant i Brigadёs 131 “Jusuf Gёrvalla”, dhe komandant i Batalionit tё  dytё  tё  po kёsaj Brigade.

  • Jeta dhe familja

Elez Geci u lind nё  Llukё  tё  Poshtmё  tё  Deçanit.Rrjedh nga njё  familje atdhetare, e besёs dhe e fjalёs.Shkollёn fillore e kreu nё  fshatin Lumbardh dhe Irzniq, ndёrsa shkollimin e mesёm e kreu nё  Deçan.

Familja e Elezit ishte njё  familje, qё  gjithmonё  kishte dalur kundёr pushtuesve tё  kohёs, nё  vitet e ’80-ta arrestohet vёllai i madh i Elezit, Tahiri dhe denohet me 12 vite burg, pёr shkak tё  veprimtaris sё  tij antijugusollave, nё  atё  kohё  arrestohet dhe Elezi.Pas daljes nga burgu Elezi merr pjesё  nё  demostratat e vitit 1989 nё  Deçan dhe kudo nё  Kosovё , kundёr autonomis. Elezi nё  vitin 1990, ishte pjestar, i organizatёs “Fronti i Rezistences”, por pasi shёrbimi sekret iu ra nё  gjurmё  kёsaj organizate, Elezi detyrohet tё  kaloj ilegalisht kufirin e Shqipёris, pёr tё  punuar dhe pёr ta ndihmuar familjen, nga Shqipёria migron nё  Zvicёr, ku jetoi dhe punoi pёr njё  kohё .

Elez Geci as nё  mёrgim nuk mundi tё  rrij larg, lidhjeve qё  vepronin nё  tё  mirёn e Kosovёs, ai ra nё  kontakt me, veprimtarёt e njohur tё  levizjes kombtare, tё  cilёt vepronin ilegalisht dhe bёnin pёrgaditjet pёr tё  filluar luftёn e armatosur kundёr forcave serbe.

Beteja heroike e familjёs Jashari me datёn 5, 6, 7, mars 1998, preku zemrat e çdo shqiptari, andaj dhe Elez Geci vendosi ta braktis mërgimin dhe tё vij t’i dalë zot vendit tё vet.

  • Veprimtaria

Mё  10 qershor 1998, Elez Geci kthehet nga mergimi nё  vendlindje, dhe pa humbur kohё  inkuadrohet nё  radhёt e Ushtrisё  Çlirimtare tё  Kosovёs, mё  vonё , Komanda e Zonёs Operative e Dukagjinit e emёron ndihmёs-komandant pёr moral tё  brigadёs 131 “ Jusuf Gёrvalla” si dhe komandant tё  Batalionit te Dytё  tё  kёsaj brigade.Nga familja e Elezit, ishin inkuadruar nё  UÇK, edhe dy vёllezёrit e tij Tahiri dhe Aliu.

Elezi mbante kontakte tё vazhdueshme me komandantet e Zonё s sё Dukagjinit, Ramush e shkёlzen Haradinaj.

Elezi ishte njё  burrё , i fortё , atdhetar, i besёs dhe fjalёs, luftoi nё  shumё  beteja nё  Zonёn Operative tё  Dukagjinit, sё  bashku me shumё  bashkluftёtar tё  tjerё .

Me 24 mars 1999, intervenimi i NATO-sё , kundёr ushtrisё  serbe, Elezin dhe shumё  bashkё luftёtar tё  tjerё  i gjen nё  vijёn e parё  tё  frontit, nё  Pozhar, ku po zhvillohej beteja e pandёrprer kundёr forcave armike serbe.

Dy ditё  mё  von, Elezi shkon nё  vendlindje nё  fshatin Llukё  e Poshtme, pёr ta parё  kullёn e moçme tё  tё  parёve, e cila ishte djegur nga forcat vrastare serbe, por nuk kishin mundur t’ia lёvizin themelet, shoqёri i kishte bёrё  shoku Maxhun Berisha, duket qё  Elezi e kishte njderё  vdekjen sepse nga kulla kishte shkuar dhe tek varri i babait, sikur donte tё  çmallej.

Lufta po vazhdonte nё  Rrafshin e Dukagjinit, ushtarёt e Brigadё s 131” Jusuf Gёrvalla” dhe 132 “Myrt Zeneli” sё  bashku me NATO-n, po zhvillonin betejёn kundёr forcave armike, nё  fshatrat Lumbardh-Llukё  e Poshtme-Poshar-Kodrali, tani mё  forcave armike po u vinte fundi ata kishin bёrё  njё  tёrheqje drejt Deçanit, por tё  nesёrmen filluan pёrsёri tё  bombardonin, por luftёtarёt tanё  po mbanin rezistencё  tё  pa thyeshme, ndaj forcave armike.

  • Rёnia heroike

Me 28 mars 1999, luftёtarёt e Dukagjinit, nga sulmi i pёrgjithshёm qё po bёnin, kishin çorientuar focat serbe, tё cilat ishin rrethuar nga katёr anёt, dhe kishin filluar tё futen nё pёr skuta, tё tmerruar nga kundёrpёrgjigja qё po u bёhej. Beteja po zhvillohej nё  hyrje tё  Pozharit, forcat serbe fillojn tё  tёrhiqen nё  drejtim tё  fshatit Kodrali, por luftёtarёt e Kosovёs ia shkatёrrojn autoblindin dhe njё  tank,komandant Adem Haxhosaj hyn nё  autoblind dhe ia merr mitrolozin e rёnd dhe bёnё  luftё  me tё .Nё  kёtё  betej kishte rёnё  dёshmor shoku i Elezit, Maxhun Berisha dhe ishin plagosur tre luftёtar tё  tjerё .Gjatё  kёsaj dite luftime tё  rrepta po zhvilloheshin dhe nё  drejtim tё  Llukё s sё  Poshtme, ku ndodhej nё  luftime dhe Elez Geci sё  bashku me komandant Daut Haradinaj, e shumё  luftёtar tё  tjerё .

Komandant Elez Geci, gjatё  luftimeve,  ishte nisur nё  drejtim tё  kamionit armik, tё  cilin e kishte mbuluar zjarri, atё  e godet njё  plumb snajperi i forcave armike, nё  ndihmё  i kishte shkuar Shkёlzen Haradinaj, por dёshmori Elez Geci nuk arriti ti mbietoj plagёve, dhe ra nё  altarin e liris duke mbrojtur atdheun, deri nё  frymёn e fundit.

Pas gjithё asaj beteje tё rreptë, qё u zhvillua atё ditё, nё mbrёmje bashkluftёtarёt arrijn ta tёrheqin trupin e dёshmorit Elez Geci mes tymit dhe zjarrit, dhe e varrosin nё vendlindjen e tij.

  • Pas rёnies heroike

Pas lufte rivarrimi i dёshmorit u bё sё bashku me bashkluftёtarёt e tjerё nё Varrezat e Dёshmorёve tё Kombit nё Gllogjan.

Dёshmori Elez Geci la pas vete gruan dhe gjatё fёmijёt, katёr vajzat: Hanifen, Jehonen, Ajnen, Samiren si dhe dy djemt: Hasanin dhe Sylejmanin tё cilёt janё krenarё pёr veprën heroike tё babit tё tyre.

Familja e dёshmorit mori mirёnjohje dhe falenderime nga shoqata tё ndryshme, pёr nderё tё jetёs dhe veprёs sё dёshmorit Elez Geci.