Arben Shaqë Qerimaj (11.8.1976 – 26.5.1998) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një djalë i lindur me dëshirën për liri dhe pavarësi, u bë simbol i trimërisë dhe sakrificës në betejën për lirinë e Kosovës. Nga fshati i Gllogjanit, ai u ngrit si një nga heronjtë e pamposhtur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë pjesë në luftën kundër pushtuesit serb.
-Jeta dhe Familja
Arben Qerimaj u lind, në fshatin Gllogjan të Decanit.Familja e Arbenit jetonte në bashkësi të gjerë familjare, me rreth 90 anëtarë dhe të gjithë u merrnin me ekonomi bujqësore e me blegtori.Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, si dhe të mesmen, në shkollën e cila mbante emrin e e serbit “Petar Perla”, dhe në oborrin e saj ishte dhe busti i këti serbi.Në vitin 1981 populli kosovar, heqin bustin e serbit dhe si shkak i kësaj arrestohet babi i Arbenit Shaqa, i cili e vuante dënimin në burgjet Jugosllave.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, Arbeni merrej me punë bujqësie dhe kjo punë zhvilloi te ai tipare të një të riu të zhvilluar mirë fizikisht e me karakter të fortë.
Prindërit e tij, Shaqa e Dyka kishin edhe dy djem të tjerë, Taulinin e Ilirin.
-Veprimtaria:
Në fillimet e para të UÇK-së, në rrafshin e Dukagjinit, të formuara në Gllogjan, ku bënin pjesë vëllezërit, Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, Himë Haradinaj, Hasim Halilaj etj. Këti grupi I bashkohet edhe Arben Qerimaj.Luan Haradinaj ishte ndërlidhesi I Arbenit me këtë grup. Ai paiset me armatim dhe përgatitet për luftë të armatosur.
Ai mori pjesë në betejën e Gllogjanit, më 24 mars të vitit 1998. Për të vazhduar më pas, në aksione të shumta sulmi mbi përqëndrimet e forcave serbe në vende të ndryshme të zonës së Dukagjinit. Në pranveren e vitit 1998 ani ndërmerr një sulm të suksesshëm, së bashku me bashkëluftëtarë, në rrugën Deçan-Gjakovë, te fshati Rastavicë që në atë rast, në shënjestër të armës së çlirimtare vëhet një automjet me eprorë të policisë serbe. Ai ishte një figurë e përgatitur dhe vendosur, duke udhëhequr aksione të suksesshme kundër forcave serbe në zonën e tij. Me guximin dhe vendosmërinë e tij, ai u bë shembull frymëzues për bashkëluftëtarët e tij dhe për të gjithë ata që ishin të përkushtuar ndaj lirisë së Kosovës.
-Rënia Heroike
Më 26 maj të vitit 1998, forcat e pushtuesit ndërmarrin një sulm të ashpër e të pandërprerë kundër epiqendrës së rezistencës antikolonialiste të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjan dhe fshatrat përreth që me mposhtjen e Gllogjanit do të ndërpritej korridori kryesor i furnizimit me armatim nga Shqipëria, që ishte i domosdoshëm për mbajtjen e frontit. Pjesëtarët e njësiteve të UÇK-së ishin të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike të zonës së Dukagjinit, prandaj edhe atë ditë ishin në lartësinë e detyrës ushtarake. Sulmi armik filloi në orët e hershme të mëngjesit të asaj dite maji dhe granatimet ishin të pareshtura,Në këtë betejë të trishtë, Arbeni u plagos rëndë dhe u dërgua për trajtim në spitalin e UÇK-së, në Irniq të Deçanit, ku gjatë rrugës ai la pushkën amanet, por plagët ishin shumë të rënda dhe ai ndërroi jetë, para se të arrinte në spital. Rënia e tij u bë një frymëzim dhe forcë për bashkluftëtaret e tjerë.
-Pas rënies Heroike:
Ditën e rënies, varroset në Gllogjan, me nderime të larta ushtarake. Pas përfundimit të luftës çlirimtare të UÇK-së, trupi i dëshmorit Arben Qerimaj u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.Rënja e tij në moshën e re la pas një trashëgimi të madhe të respektuar dhe admiruar nga bashkëluftëtarët dhe komuniteti në tërësi. Arben Shaqë Qerimaj, i cili u ndëshkua nga plumbat e luftës më 26 maj 1998, mbetet shembull i pashmangshëm i sakrificës dhe devotshmërisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.