Luan Qerimaj (02.03.1980 – 26.05.1999) ishte ushtar I Ushtrisw Clirimtare tw Kosovws, dhe një shembull i vërtetë i guximit dhe përkushtimit për lirinë. Përkundër moshës së re, ai tregoi një heroizëm të jashtëzakonshëm në betejën për çlirimin e vendit të tij. Pamvarësisht rënies së tij heroike, ai mbetet një kujtim i shenjtë dhe një frymë inkurajuese për gjenerata të tëra, duke na kujtuar gjithmonë dëshirën për liri dhe pavarësi.
-Jeta dhe Familja
Luan Qerimaj u lind në Gllogjan, nga prindwrit Isufi dhe Nush, tw cilwt kishin dhe katwr fwmijw tw tjerw:Ukwn, Arsimin, Xufwn dhe Lumen.
Shkollën fillore, dhe tw mesme i kreu në Irzniq. Nw vitin e tretw të shkollës së mesme, kur Kosova kishte nevojë për luftëtar.Luani iu përgjigj pa hezitim kushtrimit të UÇK-së për mobilizim, prandaj, bashkë me djemët e axhallarëve, Arbenin e Naimin, u bashkohet bashkëluftëtarëve nga Gllogjani e nga fshatrat e tjera të Dukagjinit, në pranverë të vitit 1998.
Një vit më parë, djali i axhës, dëshmori Arben Qerimaj, para se të mbyllte sytë, i kishte lënë dëshirën e fundit Luanit: të vazhdonte luftën me armë në dorë.
-Veprimtaria
Me rënien e djalit të axhës, Arbenit, më 26 maj të vitit 1998, Luani nuk ligështohet por bëhet edhe më i gatshëm për beteja të reja. Gjatë verës së vitit 1998, ai shkëlqen në radhët e shumë bashkëluftëtarëve, në luftimet kundër pushtiesit, në vendluftime të shumta, si në Gllogjan, Ratishë, Dashinovc, Maznik, Rastavicë e të tjera.Ai ishte pjesëtar i njësiteve të UÇK-së dhe në muajt e parë të angazhimit, mori pjesë në shumë aksione të armatosura kundër forcave serbe.
Ai u mbetet besnik radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për asnjë çast nuk u ndahet njësiteve të komanduara nga eprori Ramush Haradinaj, deri në konsolidimin e këtyre radhëve. Detyrat ushtarake i kryen në kuadrin e brigadës 131 ‘’Jusuf Gërvalla’’, e cila veprimin e vet e kishte të shtrirë në këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.
Luani ishte komandant toge i njësisë për intervenime të shpejta, që operonte në kuadrin e brigadës. Kudo në aksione, Luani ishte i njohur me gulinovin e tij, në bazë të të cilit edhe mbiquhej ‘’Luan Gulinovi’’. Këtë nofkë ia kishin lënë shokët e luftës, në bazë të ngjarjes që i kishte ndodhur në fshatin Shqiponjë (ish- Jabllanicë), kur granata e armikut këput këmbët e mitralozit të tij, i vënë në pozicion gjuajteje.
-Rënia heroike:
Në ofensivë të ashpër kundër UÇK-së, në këtë arenë luftimesh armiku ndërmori në pjesën e dytë të majit të vitit 1999. Shumë ushtarë të plagosur kishin nevojë për trajtim serioz, prandaj ata duhej të transferoheshin në Shqipëri. Një grup ushtarësh të plagosur po transferoheshin edhe më 26 maj të atij viti. Për sigurimin e rrugës në drejtim të fshatit Skivjan të komunës së Gjakovës, kujdesej pararoja, të cilës i prin Luani. Ai i njihte shumë mirë ato shtigje, sepse nëpër to kishte lëvizur shumë herë. Me vigjilencë, ai po kalonte këtyre shtigjeve edhe kësaj here. Mirëpo, nata kishte ngritur terrin. Forcat militariste serbe ishin pozicionuar gjatë natës afër Gllogjanit, te vendi i quajtur ‘’Te Lajthitë’’. Në këtë vend, pararoja e UÇK-së u përball me breshërinë e armëve të armikut. Breshërinë, edhe ajo iu përgjigj me zjarr. Mirëpo, pozitat e luftimit ishin të pabarabarta. Luani bie dëshmor, kur ‘’zolla’’ e tij nuk shkrepte më.
-Pas rënies heroike:
Trupi i dëshmorit Luan Qerimaj u gjet afër vendit të rënies, pas përfundimit të luftës dhe pas largimit të këmbës së militarëve serbë nga toka e Kosovës. Rivarrimi i tij u bë në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, ku prehet i qetë në mesin e shumë të pavdekshmëve të Shqipërisë etnike.
Me emrin dhe kujtimin për dëshmorin Luan Qerimaj lidhen gjësendet e ruajtura si relikte: uniforma ushtarakem, gjoksorja, dylbitë, simboli me stemën e UÇK-së e të tjera.
Mirënjohjet e shumta, të cilat i janë dhënë familjes së dëshmorit, Luan Qerimaj, (nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, shoqatat e dalura nga lufta, shoqatat e zonës së Dukagjinit, TMK-ja etj.) janë simbolikë e respektit për sakrificën sublime të këtij dëshmori, në dobi të lirisë së Kosovës.