Faik Ukëhaxhaj (15.05.1963-02.06.1998) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shёrbeu nё Zonёn Operative tё Dukagjinit, i cili ishte i bindur se vetëm tyta e pushkës mund ta sigurojë lirinë e çlirimin e atdheut.
Jeta dhe familja
Faik Ukëhaxhaj u lind në fshatin Carrabreg, Komuna e Deçanit. Familja e dëshmorit Faik Ukëhaxhaj është e njohur për veprimtari patriotike. Axha i dëshmorit, Hasan Ukëhaxhajn në vitin 1981, ishte dënuar me 11 vjet burgim si sekretar i Komitetit të Deçanit i Organizatës për Çlirim Kombëtar të Kosovës. Ky ishte profesor i Gjuhës dhe i letërsisë në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. As i ati i dëshmorit, Jahë Ukëhaxhaj, asnjëherë nuk u dorëzua para presioneve të armikut serbomalazez.
Jahë dhe Fatime Ukëhaxhaj kishin gjashtë fëmijë: pesë djem dhe një vajzë. Shkollën fillore dhe vitin e parë të shkollës së mesme, Islami i kreu në Deçan. Por, meqë e përjashtuan nga kjo shkollë, tri vjetët e tjera i kreu në Pejë.
Ishte i martuar dhe ka lënë tre fëmijë: dy vajza e një djalë.
Veprimtaria
Në vitin 1981, regjimi serbomalazez e dënoi Faik Ukëhaxhajn me dy muaj burg në Pejë, për shkak të veprimtarisë gjoja armiqësore kundër regjimit, si organizues të demonstratave në Deçan. Qysh si nxënës, Faik Ukëhaxhaj ishte njoftuar me djemtë e Gllogjanit dhe së bashku me Rexhë Qorrajn dhanë kontribut të çmuar në fshatin Carrabreg të Poshtëm në organizimin e rezistencës së armatosur vetëm në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disa herë kontaktoi me Shtabin e UÇK-së në fshatin Gllogjan, duke bërë përpjekje që lufta në Komunën e Deçanit të mos zhvillohej në mënyrë të pakontrolluar.
Rënia heroike
Më 2 qershor të vitit 1998, kur forca të mëdha iu kishin vërsulur fshatit Carrabreg, ku synohej pushtimi i territoreve të Zonës së Dukagjinit, në një përleshje me forcat serbe në afërsi prej 7-8 metrash, u vra dëshmori Faik Ukëhaxhaj së bashku me kushëririn e tij, Besim Ukëhaxhaj. Ishte kjo një luftë ku mbrohej vija e frontit në këtë fshat, duke mos lejuar futjen e njësive policore e ushtarake serbe.
Trupin e dëshmorit Faik Ukëhaxhaj, bashkëluftëtarët e varrosën në livadhe të Carrabregut. Ndërsa rivarrimi u bë me nderime të larta ushtarake në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan të Rekës.
Pas rënies heroike
Portreti i dëshmorit Faik Ukëhaxhaj, është vlerësuar me Mirënjohjet e Gjeneratës së aktivistëve të viteve ’80-’90-të të Komunës së Deçanit, SHPDUÇK-së, Minstrisë së Përkohshme të Mbrojtjes, të Komandës së ZOD-it. Gjithashtu, herozimit të tij i janë thurur këngë e shkrime.