Ky website është ende në proces të punës!

Gani Balaj

Gani Balaj (18.11.1960 – 13.06.1998) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një simbol i guximit dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës. Nënshkroi historinë me veprimtarinë e tij të palodhur në organizatat patriotike dhe udhëheqjen e tij të guximshme në luftë.

  • Jeta dhe familja

Gani Balaj u lind në fshatin Isniq, në një familje atdhetare, dhe bujare.Prindërit e tij ishin Musë dhe Emine Balaj te cilët kishin tetë fëmijë.Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollimin e mesem në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.Punoi si mekanik në një fabrikë të auto pjesëve në Deçan. Ai ishte i martuar dhe kishte dy djem, Dardanin dhe Ajetin, si dhe një vajzë, Drenushën. Trashëgimtari i sjelljeve të tij njerëzore nga familja ishte i veçantë. Ishte një njeri i urtë dhe i zgjuar për miqtë, ndërsa i zjarrtë për armiqtë.

  • Veprimtaria

Në vitin 1980, u bë anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në ish Jugosllavi, dhe pas bashkimit të tri organizatave me 15 maj 1982, u angazhua në Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.Ganiu kishte kontakte të hershme me organizatat patriotike ilegale që nga viti 1980. Aktiviteti i tij në organizatat patriotike ishte i frytshëm. Ai mori pjesë në shpërndarjen e materialeve të shtypura ilegale, duke informuar opinionin shqiptar mbi gjendjen në viset e okupuara nga serbët. Gjatë viteve ’80 dhe ’90 , ai ishte pjesëmarrës në demonstrata.

Nga viti 1995 deri në momentin e vdekjes, ai ishte i armatosur, por më 31 mars 1998 ai radhitet në Ushtrin Clirimtare të Kosovës, duke bashkuar  armatën e tij me Daut Haradinajn, në fshatin Isniq, ende pa formuar shtabin lokal të UÇK-së. Ai udhëhoqi një pikë luftarake të quajtur “Balaj” dhe kishte një rol të rëndësishëm në luftimet e zhvilluara në Isniq në betejen e 29 maj 1998.

Ai luftoi në Zonën Operative të Dukagjinit.

  • Rënia heroike

Më 13 qershor 1998, Gani Balaj dhe vëllai i tij Xhafer, në luftën kundër armikut vrastar serb e cila po zhvillohej në fshatin e tyre të lindjes Isniq, pas disa orësh luftime ata ranë në altarin e liris duke u bërë lule të pavarsisë.

  • Pas rënies heroike

Dëshmori Gani Balaj u varros në ditën e rënies së tij, ndërsa  më 16 tetor 2017, u rivarros në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Gllogjan. Për nderë të dëshmorit, një përmendore është ngritur në pikën “Balaj”, ku ai u përjetësua. Shkrime biografike për të janë botuar në librin “Të pavdekshmit e Dukagjinit”.