Agim Ali Selmanaj (26.10.1978 – 01.05.1999) Ishte ushtarё i Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, i cili shёrbe nё Zonёn Operative tё Dukagjinit, I lindur qё t’I kushtohej me tёrё qёnien e vet shpirtёrore e fizike çeshtjёs kombёtare dhe nuk kurseu asgjё nga vetja pёr fitoren e saj.
-Jeta dhe familja
Agimi u lind nё Gllogjan tё Deçanit.Ai ishte djali i Ali dhe Fanё Selmanaj, tё cilёt nga martesa e tyre kishin gjashtё fёmijё.
Shkollёn fillore e kreu nё Irzniq ndёrsa tё mesmen nё Deçan.Ishte njё nxёnёs i dalluar nga mёsimdhёnёsit, por nuk vazhdoi studimet sepse ai u bё veprimtar I ilegales.
Njё kohё ai punoi si zejtar i TV-mekanikut.
Agimi rridhte nga njё familje e ndershme, patriotike dhe e besёs. Po ashtu si familje ndiqej prej cdo pushtuesi, babai I Agimit, Aliu ishte dёnuar me 7 vjet burgim po ashtu axhallarёt u ndoqёn dhe u burgosёn nga pushtuesi serb.
-Veprimtaria
Nё betejёn e 24 marsit 1998, Agimi u gjend I pregaditur fizikisht dhe moralisht, dhe menjёher u inkuadrua nё Shtabin e Gllogjanit, si njё luftёtar pёr lirin e Kosovёs.
Pёr suksesin qё tregoi gjatё luftimeve ai emrohet me detyrё Zёvendёskomandant I Policisё Ushtarake nё Brigadёn 131”Jusuf Gёrvalla”, pёrkrah Daut Haradinaj e Xhelal Hajdёs.
Agimi ishte si njё uragan kundёr forcave serbe, ai kishte aftёsi tё jashtzakonshme pёr tё zёnё rrugёn, pёr tё mos kaluar forcat armike serbe.Ai vepronte nё magjistralen Gjakovё-Pejё dhe Gjakovё- Prishtinё. Ai triumfonte gjithmonё sepse printe nё vijat frontale.
Ai kishte njohuri shumё tё mira dhe pёr Dukagjinin dhe Malesin, kishte thyer dhjetra herё kufirin.
Agimi mori pjesё nё shumё beteja, njё djalё i ri nё moshё por njё trim i vёrtet, njё sypatrembur ndaj forcave tё armikut, ai luftoi dhe triumfoi nё shumё beteja. Betejat mё tё lavdishme qё do tё kujtohet gjithmonё Agimi janё betejat nё Rrafshin e Dukagjinit: nё Baballoq, Hereç, Rosisht, Bitesh, Prejlep, Isniq, Strellc, Carrabreg, Logjё, Vranoc, Baran, Kёpuz etj.
Nё luftimet nёpёr fushёbetejat e Rosishtёs tё Shaptejt, tё Dashinocit e tё Dujakёs, Agimi plagosёt katёr herё, por ai nuk ndalet, vazhdon tutje duke mos I braktisur shokёt.Agimi shkelqente nё cdo betejё por mё e vecanta ishte nё aksionin e Dujakёs ku u thёrmuan forcat policore serbe.
Nё Prejlep armiku kishte pёsuar humbje tё mёdha deri nё shkatrrim, Agimi kishte depёrtuar me mjeshtri duke I sulmuar forcat armike dhe njёkohёsisht duke I tёrhequr bashkёluftёtarёt tё cilёt ishin tё rёnё ose tё plagosur.
-Renia heroike
Me 01 maj tё vitit 1999, Agimi po luftonte nё betejёn nё fshatin Qёndresё, ai ishte I pa ndalshёm, dinte tё pёrdorte cdo armё, hynte aty ku ishte nevoja deri sa ra heroikisht pёr tё mos vdekur kurr, por pёr tё jetuar nё pёrjetёsi.
-Pas rёnies heroike
Trupi i Dёshmorit pushon nё varrezat e dёshmorёve nё Gllogjan.
Familja e dёshmorit nё shenjё mirёnjohje u nderua nga shoqata tё ndryshme si dhe portreti I dёshmorit Agim Selmanaj ёshtё i gdhendur para njё dere shqiptare, mikpritse e bujare, e cila ёshtё e hapur pёr tё gjithё, siç ishte e hapur gjatё luftёs nё fshatin Ratish I Epёrm.
Pёrvec rrugёve edhe Shoqata e Gjuetarёve nё Deçan, mban emrin e dёshmorit tё kombit Agim Selmanaj.