Agush Gjocaj (31.01.1971 – 29.01.1999) ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi në Zonën Operative të Dukagjinit, Drenicës e në Pashtrik.
Jeta dhe familja
Agush Gjocaj, u lind në fshatin Rashiq të Pejës. Ishte djali i Asllan Gjocaj i cili gjithmonë i kishte rrëfyer për trimat shqiptar të kohës.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Kryshec, ndërsa shkollën e mesme teknike në Pejë.
Në vitet e ’90-ta i erdhi ftesa për shërbimin ushtarak në ushtrinë jugosllave.Pak ditë pa e përfunduar ushtrinë jugosllave, eproret e ushtrisë jugosllave e provokojn për atdhetarizem, dhe e denojn me tre muaj burg.Ai tani më ishte në shënjestren e policisë serbe, dhe për atë arsye iu desh të migroj.
Veprimtaria
Agushi dhe pse ishte në mërgim, kur pa betejën e familjes Jashari, ashtu si dhe shumë liridashës të tjerë, braktis mërgimin dhe pa menduar niset për Kosovë, për tu radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Më 15 maj 1998, nën komandën e Agim Çelës, Agush Gjocaj me 42 luftëtar çlirimtarë, ishin përgaditur për të hyrë në Kosovë.Të cilët arrijnë të depërojnë në Zonën e Dukagjinit pas një jave.Pasi lufta e madhe po ndodhte në Drenicë, Agushi do të shkoj atje dhe do të luftoj në betejat e Likocit, Llaushës, Açarevës, në Grykë të Llapushnikut dhe në Rahovec.
Edhe pse Agushi nga mergimi menjëher ishte inkuadruar në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, pothuajse që tre muaj, ai ende nuk ishte takuar me familjaret e tij, në një natë vonë, ai shkon dhe i takon dhe qmallet sado pak.
Në korrik të vitit 1998, Agushi me shumë luftëtar të tjerë, nën komandën e Agim Çelës, në betejën kundër forcave armike serbe në Rahovec, Agushi plagosët rënd, ndërsa Agimi ndryshe njihej komandant Coli, ra në altarin e lirisë.
Agushi pushoi në familje sa ishte i plagosur në një afat të shkurtër, pa u sheruar ende ai lajmërohet ne Shtabin ushtarak të Gllogjanit në Zonën Operative të Dukagjinit.Por pas disa ditësh iu keqsua gjendja dhe detyrimisht e dërgojnë në Tiranë për sherim. Atje qëndroi deri me 05 nëntor 1998, dhe u kthye me 14 luftëtar të tjerë në frontet e luftës çlirimtare.Agush Gjocaj duhet të lajmërohej në Kleçkë, ku ndodhej selia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ku më pas Agushin, si luftëtar I sprovuar, I caktojnë detyrat e pjesëtarit të Njësisë Speciale, me seli në Divjakë të Drenicës.
Agush Gjocaj e shumë luftëtarë të tjerë të batalionit ‘’Ruzhdi Salihu’’ të brigadës 121 “Kumanova’’, të cilën e komandonte Elez Durmishi, merr pjesë në luftimet që u zhvilluan në Blinajë, në Zborc dhe në pika të tjera.
Agushin ishte i pa ndalshëm, gjendej kudo në zonat e luftimeve, duke kaluar nga njëra zonë në tjetrën: në Dukagjin, në Drenicë e në Pashtrik.
-Rënia heroike
Agushi ishte në detyrë ushtarake, së bashku me shumë luftëtar të tjerë me 29 janar të vitit 1999, po bënin bartjen e të plagosurve për në Shqipëri dhe kur të kthehen të furnizohen me armatim, por forcat të shumta serbe, rrethojnë Agushin me shumë trima të tjerë, në vendin e quajtur Te Ura, në Rugovë të Hasit.Ku aty zhvillohet beteja e pa barabart, bien 16 luftëtar të lirisë dhe 8 civilë, që iu kishin bashkuar rrugëtimit për në Shqipëri.
Agush Gjocaj ra në altarin e lirisë në mesin e 16 luftëtarëve, duke hyrë në përjetësi, si qindra e mijëra dëshmorë të kombit tonë, që ranë për liri e atdhe.
-Pas rënies heroike
Agush Gjocaj u varros në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.Familjës iu ndan mirnjohje të shumta nga shoqata të ndryshme, për nderë të dëshmorit.
Vepra heroike e Agushit është përjetësuar në pllakë përkujtimore.