Arsim Rama (06.06.1973-05.04.1999) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shёrbeu nё Zonёn Operative tё Dukagjinit, i edukuar në frymë atdhedashurie, për të mos iu nënshtruar asnjëherë regjimit serb.
Jeta dhe familja
Arsim Rama u lind në fshatin Rashkoc të Dushkajës, Komuna e Gjakovës. Rrjedh nga një familje bujare e me frymë atdhedashëse. Gjyshi i dëshmorit, Mehmet Rama, gjatë viteve 1956/1957 u keqtrajtua në mënyrën më mizore nga inspektori i sigurimit në Gjakovë, me pretekst të kërkimit të armëve. Keqtrajtrim nga policia serbe, pati edhe babai i dëshmorit, mësuesi Arif Rama, madje atë e burgosën me procedurë të shpejtuar, pasi kishte deklaruar: “Serbia patjetër Kosovës do t’ia japë Republikën”. Andaj, edhe Arsim Rama, dëshmor i kombit për çlirimin e Kosovës, i edukuar nga babai Arifi dhe nëna Shehrija, të cilët kishin nëntë fëmijë: gjashtë djem dhe tri vajza, u rrit në frymën e një të riu patriot, i cili nuk do t’i nënshtrohej asnjëherë pushtuesit serb. Arifi ishte fëmija i tretë me radhë në mesin e vëllezërve dhe të motrave.
Shkollën fillore, Arif Rama e kreu në Cërmjan, ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë. Studimet i vazhdoi me korrespondencë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë.
Në jetën civile, ai ka punuar si punëtor teknik në shkollën fillore të Cërmjanit.
Veprimtaria
Fillimet e luftës së armatosur në Kosovë kundër regjimit dhe forcave serbe, e tërhoqën edhe dëshmorin Arsim Rama që të bëhej pjesë e saj. Dhe kështu, në prill të vitit 1998 inkuadrohet si ushtar i UÇK-së në Shtabin e Cërmjanit, ku i kreu detyrat ushtarake deri më 2 gusht 1998. Ndërsa, prej shkurtit 1999 kalon në Brigadën 135 “Agim Zeneli”, i sistemuar në policinë ushtarake. Ishte përherë aktiv në luftimet që u zhvilluan ndërmjet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të njësiteve të forcave serbe. Mori pjesë në shumë beteja në Dushkajë dhe në Lug të Baranit, si: në Sukë të Cërmjanit, në Dashinoc, në Baran, në Buçan, në Vranoc, në Qallapek. Kudo tregoi shkathtësi, trimëri e guxim.
Rënia heroike
Beteja e fundit e dëshmorit Arsim Rama ishte ajo në fshatin Kotradiq, Komuna e Pejës, ku gjatë tërheqjes së të plagosurve, bie në një pritë, pikërisht më 25 maj 1999, ku qëndroi deri në frymën e fundit. Dëshmori Arsim Rama u varros në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.
Pas rënies heroike
Për heroizmin e tij ,figura e dëshmorit Arsim Rama është nderuar me mirënjohje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Shoqatat e dala prej saj. Po ashtu, një rrugë në Gjakovë ka marrë emrin e dëshmorit Arsim Rama.