Ky website është ende në proces të punës!

Artan Mehmetaj

Artan Mehmetaj ( 11.10.1979 – 03.04.1999)- ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shёrbeu nё Zonёn Operative tё Dukagjinit.

 

-Jeta dhe familja

 

Artan Mehmetaj u lind në fshatin Gllogjan të Deçanit.Ishte djali i Ahmet dhe Shkurte Mehmetaj, të cilët nga martesa e tyre kishin edhe katër fëmijë të tjerë: Faikun, Halitin, Astritin dhe Faketin.Ndërsa Artani ishte fëmija më i vogël i kësaj familje.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Irzniq, me sukses të shkëlqyer.

Artani vinte nga një familje e mesme fshatare,me tradita bujare dhe atdhetare.

 

-Veprimtaria

 

Artani u rrit në një frymë atdhetare që burimin e kishte në demonstratat e vitit 1981 që u zhvilluan në Kosovë.

Ishte një djalë i urtë,i dëgjueshëm me shokët,por edhe kryeneq me të huajt, okupatorët serbë. Ishte i bindur se armikun serb vetëm me luftë mund ta largojmë nga Kosova.

Pas Ofensivës së 24 Marsit të vitit 1998, në Gllogjan, dhe rezistencës heroike të Ramush Haradinaj me të gjithë vëllezërit dhe shokët, perkatësisht me të rinjet e Gllogjanit, që kishte me vete, edhe Arton Mehmetaj, bashk me të vëllezërit nuk hezituan por u gjenden krah për krah në radhët  e Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës.

 

Me 10 prilli 1998 është dita e inkuadrimit zyrtar në radhët e UQK-së, për Artanin dhe vëllezërit e tij. 

Nga beteja që zhvilloi, iu besua roli i policit Ushtarak,në Brigadën 131″Jusuf Gërvalla”. Edhe pse i ri në moshë, kreu detyra të shumta ushtarake dhe mori pjesë në frontet  dhe betejat deri me 13 Gusht 1998, të cilat u zhvilluan në Baballoq, Prejlep, Gramaqel, ku në këtë të fundit mori edhe plagën e parë.

Pas dhënies së ndihmës së parë ne spitalin ushtarak në Irzniqit, Artan Mehmetaj,përsëri u kthye në vijen e parë të frontit .

 

Pas ofensivës se shtatorit, Artani Me rekomandim të mjekëve iu desh të shkojë per shërim në Shqipëri.Pasi u shërua Artan Mehmetaj kthehet në Kosovë, ku dhe radhitet në Batalionin Gardist me komandant Avdyl Mushkolajn,ku mori pjesë në të gjitha betejat që u zhvilluan në rajonin  e Rekës dhe Dushkajës.

 

-Rënia heroike

 

Më datën 03 prill 1999, duke marr në shënjestër me mortaj krahu 500 mm, mjetet e blinduara serbe, ra në altarin e lirisë në betejen e Ratishit të Epërm. Kështu ,ky petrit nga Gllogjani,u rendit në radhën e dëshmorëve dhe heronjëve që dha ky fshat për Lirin e Kosovës. 

 

-Pas rënies heroike

 

Trupi i dëshmorit Artan Mehmetaj pushon në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

 

Familja mori mirnjohje nga shoqata të ndryshme për nderë dhe trimeri të deshmorit Artan Mehmetaj.

Ai u shpall hero nga presidenti i kohës së Republikës së Kosovës.