Arton Isa Hasanaj (20 Qershor 1976 – 11 Gusht 1998) është një dëshmor i shquar i luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jetoi një jetë me sfida dhe u bë një simbol i guximit dhe përkushtimit për atdheun.
Jeta dhe Familja:
Arton Hasanaj u lind më 20 qershor të vitit 1976 rrjedhte nga një gjak i fortë patriotik, me prejardhje nga fshati Rakoc i Gjakovës, shkollen fillore e mbarojë ne Dritat te Gramaçelit dhe të mesmen në Izniq. Ai ishte nga një familje që për një shekull të tërë kishin qëndruar të pandryshueshme në përballje me armiqtë e atdheut.Të njohur për autoritetin dhe patriotizmin e tyre në rajonin e Dushkajës në Gjakovë, një emër që përjetësohet në historinë e Dukagjinit. Familja e tij, Hasanaj, përfaqësonte një histori të veçantë dhe një predikim të fortë për Kosovën që në zemër fluturonin traditat shqiptare dhe përmbajtja kombëtare.Babai i tij ishte një figurë e shquar në luftën për liri dhe pavarësi, ndërsa gjyshi, Zhel Hasanaj, ishte një luftëtar i shquar i Dukagjinit.që kishte shërbyer në frontin e mbrojtjes së tokave shqiptare kundër okupatorit serb. Ata kishin luftuar për mbrojtjen e tokave shqiptare gjatë periudhës së kolonizimit të Kosovës në vitet ’30-ta. Artoni ishte fëmija më i vogël i Isës dhe Xhevahires Hasanaj të gjithë me përkëdhelje e thërrisnin “Tatoni” rritej në një ambient ku ndjenjat e larta atdhedashurie dhe guximi për liri shprehet gjeneratë pas gjeneratë edhe pse në kushte të rënda të përndjekjeve të vazhdueshme politike, i lindën, i rritën dhe i edukuan me ndjenja të larta atdhedashurie shtatë fëmijët e tyre, katër djem e tri vajza.
Për shkak të bastisjeve e keqtrajtimeve të përditshme nga policia serbe, e tërë familja Hasanaj u detyrua të largohej nga Kosova në vitin 1994 me nje udhtimi të gjate dhe të mundimshem vendosen në qytetin Bilbjen në Zvicrr aty iu njoh statusi i të përndjekurve politikë por mendja Artonit ishte vazhdimisht për Kosoven e tijë të dashur.
Veprimtaria:
Arton Hasanaj u angazhua në luftën për lirinë e Kosovës që në moshë të re, për të, Zvicra ishte vetëm një stacion në rrugën drejt Kosovës së dashur. Edhe pse ai mund të kishte zgjedhur një jetë të mbushur me privilegje në Zvicër, dashuria e tij për atdheun ishte e papërmbajtur.Në vitin 1998, lajmërohet se forcat serbe po sulmonin Gllogjanin dhe po vrisnin luftëtarë ndër ta dëshmor edhe shoku I tijë I ngushtë, ai nuk e vuri asnjë moment në dyshim vendimin për të kthyer. Bashkë me shokun e tij, Arbenin, ata udhëtuan drejt Kosovës, të përgatitur për të luftuar për lirinë e popullit të tyre Ata kishin bleje nje pizgauer per te sjellur ne Kosovë, ku gjatë gjith rruges 24h kishin diskutuar rreth armeve.Artoni u armaros në Tropoje nga Nasim Hasanaj dhe kerkoië që të hyjë në Kosovë sa me shpejt të jete e mundur.Deri sa ka hyri ne Kosov Artoni me bashkluftetar ra në prite dy here nga forcat serbe duke I meposhtur për arritur në shtabin e Gllogjanit.Më 5 maj 1998, Artoni arriti në Kosovë dhe u sistemua në radhët e UÇK-së, në Njësitin Antiblind të Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit (SHORRD), në Gllogjan, ku më von edhe si drejtues I ketij njesiti. Për një kohë ai komandon një njësi luftarake, duke udhëhequr me guxim dhe vendosmëri në frontin e betejës për liri dhe pavarësi.Që nga ditët e para kur vendoset në pikën e parë të frontit te Suka e Biteshit, një ndër pikat më të rrezikshme e deri në rënie, Artoni tregoi guxim e trimëri të jashtëzakonshme, përkushtim e besim të pathyeshëm në fitore pavarësisht çmimit që duhej paguar. Prandaj, emri i tij është shkruar me shkronja të arta në historinë e betejave më të lavdishme të UÇK-së, të zhvilluara për disa muaj radhazi si në Shaptej, te Suka e Biteshit, në Baballoç, Gramaçel, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, etj. Ai luftoi në frontin e betejave më të rrepta kundër forcave serbe, duke treguar guxim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Renia Heroike:
Por fati i tij si dëshmor nuk vonoi të vinte. Pasditën e 11 gushtit 1998, Arton Hasanaj së bashku me bashkëluftëtarin e tij Naim Metë Nimanaj, nga Gllogjani, ra dëshmor në vijën e parë të frontit, në luftimet kundër forcave serbe në qendër të Gllogjanit, afër Kompleksit të sotëm Memorial të Heronjve të Kombit. Artoni u varros u vendos nën qiellin e lirë nga bashkëluftëtarët në fshatin Prapaçan, ndërkaq në ditë lirie, pikërisht më 24 gusht 1999, është rivarrosur në Kompleksin Memorial “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, bashkë me 34 dëshmorë të tjerë, në një ceremoni madhështore me nderime të larta ushtarake e popullore.
Pas Renies Heroike:
Pas renies heroike, emri dhe trashëgimia e Arton Hasanaj lavderohet në aktet më të larta për popullin e Kosovës.Pas vetes ka lënë prindërit, vëllezërit dhe motrat. Familja dhe kombi i nderuan atë me ndihmën dhe nderimet më të larta, duke e shpallur atë një simbol të lavdishëm për lirinë e Kosovës. Historia e Artanit Hasanaj është një histori e lavdishme e sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai mbetet një simbol i guximit dhe përkushtimit për një Kosovë të lire.
Familjes Hasanaj i janë ndarë mirënjohje të shumta për djalin e vëllanë dëshmor si nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit e UÇK-së, Komanda e Zonës së Tretë të Mbrojtjes e TMK-së, Komandan e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Komuna e Deçanit, etj. Për të janë kënduar këngë e është shkruar prozë e poezi. Dëshmori Arton Hasanaj me bashkëluftëtarin e tij dëshmor Naim Nimanaj, janë përjetësuar në përmendoren e përbashkët në vendin e rënies së lavdishme.