Ky website është ende në proces të punës!

Beqir Dervishaj

Beqir Dervishaj (10.03.1953 – 29.03.1999) ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shërbeu në Zonen Operative të Dukagjinit, të cilit ende nuk i janë gjetur eshtrat.

 

Jeta dhe familja

Beqir Dervishaj u lind në fshatin Gllogjan të Deçanit, shkollën fillore e kreu në Gllogjan ndërsa  të mesmën në Irzniq të Deçanit.

Beqiri  kishte një familje të madhe dhe të respektuar, e cila dha kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Gjatë kohës së luftës familja e Beqir Dervishaj së bashku më dy vëllezërit e tij, pranuan në konakun e tyre shumë ushtarë, nga e gjithë Kosova.

Puna e parë e Beqirit ishte në fabrikën “Model” në Gjakovë, pas disa viteve, filloi punën në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Gllogjan, si puntorë teknik.

Veprimtaria

Më datën 24 mars 1998, në orët e mëngjesit,Beqiri ishte në orarin e punës, në shkollën fillore “Hasan Prishtina” të cilën e  rrethuan ushtria serbe, dhe i zun rob Beqirin së bashku me dy mësimdhënës të tjerë, si dhe nxënësit që po mbanin mësim atë ditë.Nxënësit e trembur nga ushtria serbe, Beqiri së bashku me dy mësimdhënësit kishin qëndruar tërë ditën së bashku duke i qetësuar dhe kujdesur për ta, pa e kursyer jetën e tyre.

Të zënë rob qëndruan deri në mbrëmje, më pas arritën të largohen nga shkolla, dhe shkuan deri në Novosellë të Gjakovës, aty qëndruan dy ditë, më pas i shprendan nxënësit në familjet e tyre.

Nga malltretimi i asaj dite, dhe betejës që kishte ndodhur në Gllogjan po atë ditë, Beqiri pa hezituar lajmërohet në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku inkuadrohet në radhët e tyre për ti dal zot vendit të vet.

Ai merr pjesë në betejat që u zhvilluan në Zonën e Dukagjinit, së bashku me shumë trima të tjerë.

Rënia heroike

Në mars të vitit 1999, forcat armike serbe po depërtonin në fshatrat e rrafshit të Dukagjinit,Beqiri pa qe familja e tij ishte në rrezik, në fshatin Dranoc të Deçanit dhe vendosi ti tërhjek nga aty, për ti dërguar në fshatin Isniq pasi që njihej një vend më i sigurt për momentin, mirpo gjatë kohës sa ishin duke u larguar, ushtria serbe kishin rrethuar Zonën e Deçanit, Beqiri së bashku me familjen e tij u detyruan të qëndrojnë një natë, në fshatin Beleg, tek familja Vishaj.Por  të nesërmen në mëngjesin e hershëm fshati Beleg, u rrethua nga ushtria serbe, ku u zun rob të gjithë fshatarët e ati vendi, duke i dërguar në një livadh të fshatit, ku dhe bënë ndarjen grat dhe fëmijët së bashku, ndërsa burrat veçmas, një natë kaluan në atë livadh, ku më pas të nesërmen, grat dhe fëmijët i nisin për në Shqipëri, ndërsa burrat i nalën aty.

Nga data 29 mars 1999, nuk dihet asgjë për fatin e Beqir Dervishaj, si dhe të gjithë atyrë burrave që ishin zënë rob atë ditë.

Pas rënies heroike

Familja e dëshmorit, Beqir Dervishaj pret me lot e shumë dhimbje, dhe pa durim që eshtrat e tij, të pushojn në tokën e vet, që aq shumë e deshi e për të cilën dha dhe jetën.

Beqiri la pas vetës, gruan me shtatë fëmijët e tyre, ku fëmiju më i madh ishte 12 vjeç, ndërsa më i vogli 4 muajsh. Ata krenohen me heroizmin e babait të tyre, të cilët presin që varri i tij në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, ti pushojn eshtrat në vendin e vet dhe mos të mbes varri i zbrazët.

Familja e dëshmorit mori mirënjohje dhe falenderime të shumta nga Shoqatat e Dalura nga Lufta, nga komuna, shkolla dhe institucione tjera, për kontributin e dhënë për Kosovën.