Ky website është ende në proces të punës!

Bislim Ukëhaxhaj

Besim Ukëhaxhaj (10.04.1962 – 02.06.1998) ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një emër që shënon krenarinë dhe guximin e një dëshmorë të pathyeshëm në historinë e Kosovës.

Jeta dhe Familja 

Besim Ukëhaxhaj u lind në Carrabreg të komunës së Deçanit nga një familje bujare e punëtore. Prindërit e tij, Bilall dhe Ajne Ukëhaxhaj, kishin shtatë fëmijë, dy djem e pesë vajza. Besimi ishte fëmija i dytë i tyre. Besimi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme në Deçan, ndërsa Shkollën e Lartë për Turizëm në Opati. Pas shkollimit, punoi në pushimoren e fëmijëve në Deçan deri në pushimin e institucioneve të Kosovës. Refuzoi pushtetin e dhunshëm serb dhe u angazhua në aktivitete kundër regjimit serb.

Veprimtaria 

Gjatë viteve ’90-ta, Besimi ishte pjesëmarrës i të gjitha manifestimeve demonstruesve antijugosllave. Pasi filloi lufta në Kosovë, Besimi, më 02 prill 1998, u inkuadrua në radhët e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke kryer detyrat e nevojshme që i ngarkoheshin. Pasi nuk kishte armatim të bollshëm, u paraqit nevoja për furnizim,pa të cilat nuk mundë të bëhej luftë e mirëfilltë, për shkak të forcave të pabarabarta, shqiptaro-serbe. Për këtë arsye, Besimi shkoi dy here në Shqipëri  për furnizimin e vetes dhe të UÇK-së me armatim.

Rënia heroike 

Besimi shquhej si ushtar i përkushtuar dhe i gatshëm për sakrificë. Me 02 qershor 1998, Besimi së bashku me kushëririn e tij Faikun, u ndeshën me një sulmi ushtarako-policor, të ardhur hajnisht nga fushat jug-lindore të fshatit të tij të lindjes Carrabreg,Besimi e Faiku ishin duke mbrojtur pozicionet ushtarake nga armiku në afërsi rreth 40-50m. Detyrohen të përballën me forcat armike në afërsi frontale, në rrethim të hekurt, kur pas një lufte të ashpër e të pabarabartë të forcave serbe, ranë heroikisht në mbrojtje të vendlindjes e të atdheut, duke siguruar përjetësinë dhe nderin atdhetar.

Pas rënies heroike 

Pas rënies së tyre heroike varrosen në livadhet e fshatit bashkë me kushëririn, Faikun dhe më pas trupat e tyre barten në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe i rivarrosën me nderime të larta ushtarake.

Besimi la pas vete gjashtë fëmijë: dy djem e katër vajza, të cilët rriten e krenohen me krenarinë e babait të tyre që u përjetësuan në altarin e lirisë.