Ky website është ende në proces të punës!

Brahim Mushkolaj

Brahim Mushkolaj (27.06.1954-30.05.1998) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili shёrbeu nё Zonёn Operative tё Dukagjinit.

Jeta dhe familja

Brahim Mushkolaj u lind në Deçan. Familja e dëshmorit shpeshherë u keqtrajtua në stacionin e policisë në Deçan me pretekst të kërkimit të armëve. Madje, në vitin 1996, policia e arrestoi Brahimin me tre djemtë, ku e keqtrajtojnë pesë ditë me radhë, me pretekst se ishte pjesëmarrës në aksionin kundër policisë serbe në kafeterinë “Çakorr” në Deçan, por në mungesë të provave e liruan. Prindërit e dëshmorit, Zymer e Sofe Mushkolaj kishin pesë fëmijë: katër vajza dhe një djalë. Pra, Brahimi ishte i vetmi vëlla i katër motrave.

Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Deçan.

Ishte i martuar dhe la pas vetes katër fëmijë: tre djem dhe një vajzë.

Në jetën civile, Brahim Mushkolaj ka punuar në Fabrikën e Autopjesëve, reparti në Deçan, si punëtor. Në vitin1990, ai punoi jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, ku u njoh me veprimtarinë e lëvizjes kombëtare.

Veprimtaria

Fillimi i luftës në Kosovë kundër regjimit serb, dëshmorin Brahim Mushkolaj e gjeti në radhët e saj. Më 20 prill të vitit 1998 inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Shtabin e Deçanit. Brahimi u armatos nga Shtabi i Deçanit. Kreu detyra ushtarake, si roje, ngritje e moralit luftarak ndër rekrutët e rinj etj. Ishte komandant i Pikës te fabrika e Drurit në Deçan. Kjo pikë numëronte 30 ushtarë. Forcat serbe ishin të interesuara që në asnjë mënyrë të mos lejonin organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan, u morë vesh, për sigurinë e tyre.

Rënia heroike

Më 29 maj të vitit 1998 forcat serbe ndërmorën një ofensivë të ashpër për të depertuar në pozicionet e UÇK-së. Ishte kjo një ndërmarrje e madhe, qoftë në teknikë ushtarake, qoftë edhe me arsenal të madh forcash ushtarake. Pas një rezistence të madhe të një numri të caktuar ushtarësh të UÇK-së, dëshmori Brahim Mushkolaj ra në mbrojtje të Pikës, më 30 maj 1998, në rrugën e demonstratave në Deçan. Trupi i tij nuk pati mundësi të tërhiqej, por ra në duart e militarëve serbë, të cilët edhe e zhdukën. Por, ideali i tij nuk zhduket. Liria e Kosovës e dëshmon atë më së miri.

Pas rënies heroike

Në shenjë nderimi për heroizmin dhe rënien e tij sublime për rënien e dëshmorit, janë shënuar në dy pllaka përkujtimore e në dy lapidarë.

Familja e dëshmorit Brahim Mushkolaj ka marrë mirënjohje nga shoqatat e dala nga lufta dhe institucionet komunale e qendrore. Si dhe, heroizmit të tij i kanë kënduar folkloristë, duke e përjetësuar figurën e tij.