Ky website është ende në proces të punës!

Demë Shala

Demë Shala (15.06.1970-27.04.1999)- ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi në Rrafshin e Dukagjinit.

-Jeta dhe familja

Demë Shala u lind në fshatin Cermjan të Gjakovës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjakovë.

Dema rrjedh nga një familje atdhetare,bujare shqiptare.

-Veprimtaria

Ashtu si gjithë populli shqiptar, dhe Dema e donte lirin, dhe liria nuk kishte se si te vinte pa u ngritur populli në këmbë.

Në muajin janar 1998,Dema si shumë të rinjë të tjerë u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,së bashku me kushërinjët Brahim, Afrim e Bislim Shalen.

Demë Shala kishte rënë në kontakt me Lahi Brahimaj dhe kështu së bashku formuan celulen e parë të UÇK-së në fshatin Cermjan.

Pas formimit të celules së parë në Cermjan, Dema me shumë trima të tjerë, kalojn disa herë kufirin e  Shqipëris ilegalisht për furnizim me armë dhe municion.

Ai ishte i rreshtuar në dhjetëshen e parë të togut në fshatin Cermjan.

Dema ka qenë njëri ndër luftetarët e shquar të Rrafshit të Dukagjinit.

Dema një djalë trim dhe sypatrembur mori pjesë në disa beteja, në betejën e vitit 1998 në Suke të Cermjanit,te Ura e Meqes,në sulmin naj posbllokut famekeq policor në Kramovik  me qrast dhe plagoset.

Përveç aktiviteteve ushtarake Dema ka ndimuar edhe në logjistikë, me ndihma  disa fshatrave, me barna dhe artikuj ushqimore,si p.sh. Shqiponje (ishJabllanice) Gergoc, Zhabel, Meqe, Rashkoc, Cermjan ejt.

Në kohën kur ishte armëpushimi gjatë vitit 1998 me lejen e komandantit të Rrafshit të Dukagjinit Ramush Haradinaj, kaloi në sektorin e logjistikës, ku ndihmoi edhe popullaten civile, që ishin në kushte të vështira me medikamente dhe artikuj ushqimorë.

-Rënia heroike

Më 27 prill 1999, gjatë luftimeve në rajonin e Lugut të Caragojës, dëshmori Demë Shala zhduket.Trupin e tij e marrin forcat armike kriminale serbe.

-Pas rënies heroike

Me 01 nëntor 2003, i janë kthyer eshtrat nga Serbia. Dhe janë varrosur me nderime të larta ushtarake në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Familja u nderua me mirënjohje nga shoqata të ndryshme, për ta nderuar luftën dhe jetën e dëshmorit Demë Shala.