Elez Geci (11.02.1951- 28.03.1999) ishte ushtar i Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, luftoi nё Zonёn Operative tё Dukagjinit si ndihmёs komandant i Brigadёs 131 “Jusuf Gёrvalla”, dhe komandant i Batalionit tё dytё tё po kёsaj Brigade.
Elez Geci u lind nё Llukё tё Poshtmё tё Deçanit.Rrjedh nga njё familje atdhetare, e besёs dhe e fjalёs.Shkollёn fillore e kreu nё fshatin Lumbardh dhe Irzniq, ndёrsa shkollimin e mesёm e kreu nё Deçan.
Familja e Elezit ishte njё familje, qё gjithmonё kishte dalur kundёr pushtuesve tё kohёs, nё vitet e ’80-ta arrestohet vёllai i madh i Elezit, Tahiri dhe denohet me 12 vite burg, pёr shkak tё veprimtaris sё tij antijugusollave, nё atё kohё arrestohet dhe Elezi.Pas daljes nga burgu Elezi merr pjesё nё demostratat e vitit 1989 nё Deçan dhe kudo nё Kosovё , kundёr autonomis. Elezi nё vitin 1990, ishte pjestar, i organizatёs “Fronti i Rezistences”, por pasi shёrbimi sekret iu ra nё gjurmё kёsaj organizate, Elezi detyrohet tё kaloj ilegalisht kufirin e Shqipёris, pёr tё punuar dhe pёr ta ndihmuar familjen, nga Shqipёria migron nё Zvicёr, ku jetoi dhe punoi pёr njё kohё .
Elez Geci as nё mёrgim nuk mundi tё rrij larg, lidhjeve qё vepronin nё tё mirёn e Kosovёs, ai ra nё kontakt me, veprimtarёt e njohur tё levizjes kombtare, tё cilёt vepronin ilegalisht dhe bёnin pёrgaditjet pёr tё filluar luftёn e armatosur kundёr forcave serbe.
Beteja heroike e familjёs Jashari me datёn 5, 6, 7, mars 1998, preku zemrat e çdo shqiptari, andaj dhe Elez Geci vendosi ta braktis mërgimin dhe tё vij t’i dalë zot vendit tё vet.
Mё 10 qershor 1998, Elez Geci kthehet nga mergimi nё vendlindje, dhe pa humbur kohё inkuadrohet nё radhёt e Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, mё vonё , Komanda e Zonёs Operative e Dukagjinit e emёron ndihmёs-komandant pёr moral tё brigadёs 131 “ Jusuf Gёrvalla” si dhe komandant tё Batalionit te Dytё tё kёsaj brigade.Nga familja e Elezit, ishin inkuadruar nё UÇK, edhe dy vёllezёrit e tij Tahiri dhe Aliu.
Elezi mbante kontakte tё vazhdueshme me komandantet e Zonё s sё Dukagjinit, Ramush e shkёlzen Haradinaj.
Elezi ishte njё burrё , i fortё , atdhetar, i besёs dhe fjalёs, luftoi nё shumё beteja nё Zonёn Operative tё Dukagjinit, sё bashku me shumё bashkluftёtar tё tjerё .
Me 24 mars 1999, intervenimi i NATO-sё , kundёr ushtrisё serbe, Elezin dhe shumё bashkё luftёtar tё tjerё i gjen nё vijёn e parё tё frontit, nё Pozhar, ku po zhvillohej beteja e pandёrprer kundёr forcave armike serbe.
Dy ditё mё von, Elezi shkon nё vendlindje nё fshatin Llukё e Poshtme, pёr ta parё kullёn e moçme tё tё parёve, e cila ishte djegur nga forcat vrastare serbe, por nuk kishin mundur t’ia lёvizin themelet, shoqёri i kishte bёrё shoku Maxhun Berisha, duket qё Elezi e kishte njderё vdekjen sepse nga kulla kishte shkuar dhe tek varri i babait, sikur donte tё çmallej.
Lufta po vazhdonte nё Rrafshin e Dukagjinit, ushtarёt e Brigadё s 131” Jusuf Gёrvalla” dhe 132 “Myrt Zeneli” sё bashku me NATO-n, po zhvillonin betejёn kundёr forcave armike, nё fshatrat Lumbardh-Llukё e Poshtme-Poshar-Kodrali, tani mё forcave armike po u vinte fundi ata kishin bёrё njё tёrheqje drejt Deçanit, por tё nesёrmen filluan pёrsёri tё bombardonin, por luftёtarёt tanё po mbanin rezistencё tё pa thyeshme, ndaj forcave armike.
Me 28 mars 1999, luftёtarёt e Dukagjinit, nga sulmi i pёrgjithshёm qё po bёnin, kishin çorientuar focat serbe, tё cilat ishin rrethuar nga katёr anёt, dhe kishin filluar tё futen nё pёr skuta, tё tmerruar nga kundёrpёrgjigja qё po u bёhej. Beteja po zhvillohej nё hyrje tё Pozharit, forcat serbe fillojn tё tёrhiqen nё drejtim tё fshatit Kodrali, por luftёtarёt e Kosovёs ia shkatёrrojn autoblindin dhe njё tank,komandant Adem Haxhosaj hyn nё autoblind dhe ia merr mitrolozin e rёnd dhe bёnё luftё me tё .Nё kёtё betej kishte rёnё dёshmor shoku i Elezit, Maxhun Berisha dhe ishin plagosur tre luftёtar tё tjerё .Gjatё kёsaj dite luftime tё rrepta po zhvilloheshin dhe nё drejtim tё Llukё s sё Poshtme, ku ndodhej nё luftime dhe Elez Geci sё bashku me komandant Daut Haradinaj, e shumё luftёtar tё tjerё .
Komandant Elez Geci, gjatё luftimeve, ishte nisur nё drejtim tё kamionit armik, tё cilin e kishte mbuluar zjarri, atё e godet njё plumb snajperi i forcave armike, nё ndihmё i kishte shkuar Shkёlzen Haradinaj, por dёshmori Elez Geci nuk arriti ti mbietoj plagёve, dhe ra nё altarin e liris duke mbrojtur atdheun, deri nё frymёn e fundit.
Pas gjithё asaj beteje tё rreptë, qё u zhvillua atё ditё, nё mbrёmje bashkluftёtarёt arrijn ta tёrheqin trupin e dёshmorit Elez Geci mes tymit dhe zjarrit, dhe e varrosin nё vendlindjen e tij.
Pas lufte rivarrimi i dёshmorit u bё sё bashku me bashkluftёtarёt e tjerё nё Varrezat e Dёshmorёve tё Kombit nё Gllogjan.
Dёshmori Elez Geci la pas vete gruan dhe gjatё fёmijёt, katёr vajzat: Hanifen, Jehonen, Ajnen, Samiren si dhe dy djemt: Hasanin dhe Sylejmanin tё cilёt janё krenarё pёr veprën heroike tё babit tё tyre.
Familja e dёshmorit mori mirёnjohje dhe falenderime nga shoqata tё ndryshme, pёr nderё tё jetёs dhe veprёs sё dёshmorit Elez Geci.