Ky website është ende në proces të punës!

Halit Coka

Halit Coka ( 25.07.1974- 03.04.1999)- ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, erdhi nga Shqipëria për të luftuar për lirin e Kosovës, për të cilën dha dhe jetën.

-Jeta dhe Familja

Halit Coka u lind në fshatin Arrën të Kukësit të Shqipërisë,rridhte nga një familje e shquar atdhetare,ishte djali i Riza dhe Fatmire Cokës.Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Shkodër, drejtimi agro-mekanik.Ishte i pasionuar pas leximit.

Në vitin 1992 Haliti migron në Greqi, por kur në Kosovë shpërtheu lufta, dhe pa që Kosova kishte nëvojë dhe për një pushkë më shumë, Haliti një luftëtar I trazuar nga dashuria e zjarrtë për çdo pëllëmb të atdheut, e braktisë përgjithmonë Greqin dhe kthehet në Shqipëri.

-Veprimtaria

Haliti me tu kthyer në Shqipëri pa humbur kohë kalon në Vlanë të Hasit, ku mobilizohet me armë me 20 janar 1999.Ndërsa me 24 shkurt 1999 ai i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku sistemohet në Brigadën 134 “Bedri Shala” e cila përkohësisht ishte e vendosur në Qëndresë por që herë pas here kryente aksione të armatosura në prapavijë të armikut. Shokët dhe bashkëluftëtarët e donin dhe e çmonin së tepërmi sa për guximin e vendosmërinë e tij aq edhe për faktin se kishte lënë çdo gjë dhe kishte ardhur për të luftuar në Kosovë. Haliti merr pjesë në disa aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut, por edhe në luftimet frontale,. Për meritat e treguara ishte emëruar zëvendëskomandant i Njësisë Speciale “Kobra” të kësaj brigade. Në vijën e parë të frontit në Ratishë të Epërme, në drejtim të Lagjes së Dodajve, Haliti kishte ndërtuar një bunker të fortë. Duke e parë punën e tij, një plak i fshatit i kishte thënë: “Halit o bir, bunker më të fortë s’kam parë. Po pse s’ke lënë vend për tërheqje?” Haliti vendosmërisht ia kishte kthyer: “O axhë, nuk kam ardhur për t’u tërhequr por për të luftuar sepse po të doja të tërhiqem do të rrija në Shqipëri!”.

-Rënia heroike

Me 03 prill të vitit 1999,në betejn e rrept të zhvilluar kundër forcave të pushtuesit serb në Ratish të Epërme, pikërisht në vendin e bunkerit që e kishte ndërtuar, ra heroikisht dëshmori Halit Coka I cili ishte goditur vetem nga një plumb në kokë nga forcat vrastare serbe.

-Pas rënies heroike

Trupi i dëshmorit Halit Cokës u varros në tokën e Maznikut, deri në përfundimin e luftës.Më 24 gusht të vitit 1999 u bë rivarrimi me nderime, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.