Ky website është ende në proces të punës!

Haradin A. Bajrami

Haradin Bajrami (12.02.1962 – 02.04.1999) ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo aktiviteti i tij patriotik kishte nisur qysh në adoleshencë, duke marrë inspirim nga familja e tij atdhedashëse.

  • Jeta dhe familja

Haradin Bajrami u lind në një familje të madhe tipike shqiptare nga babai Asllani dhe nëna Sadije, në fshatin Rreze (ish-Leletiq), komuna e Lipjanit.

Ndonëse në kushte të rënda ekonomike, ai e përfundoi shkollën fillore në Magurë dhe atë të mesme në Lipjan.

Që nga një moshë shumë të hershme, ai tregoi një pasion të veçantë për gdhendjen e gurit dhe filloi të rregullonte pllaka varrezash. Me këtë zanat dhe punë të tjera që kryente, ai arrinte të mbante familjen e tij shumëanëtarëshe.

Ishte i martuar dhe la pas vetes gruan e tij, Rukije Sahiti, katër djemtë: Sabedinin, Liridonin, Dardanin, Përparimin, si dhe vajzën e vetme, Fatlindën.

Haradini kishte edhe motra e vëllezër: Rexhepin, Shabanin, Abedinin, Habiben, Fazilen, Linditën, Halimen, Teutën, Afërditën dhe Arditën.

  • Veprimtaria

Haradin Bajrami, një person i frymëzuar dhe i edukuar në këndvështrimin patriotik, mori pjesë në demostratat studentore të vitit 1981. Më pas, në vitin 1984, kishte filluar të shpërndante pamfleta dhe të shkruante parulla me thirrjen “Kosova Republikë”.

Pas një kohe, e ashtuquajtura milici krahinore e Kosovës e asaj kohe, zbuloi aktivitetin e tij dhe organet gjyqësore e kishin dënuar me dy muaj burg, të cilin e kishte mbajtur në burgun e Gjurakocit.

Me zgjerimin e pikave të UÇK-së në fshatrat e Blinajës (ish-Lypovicë) së Lipjanit, në qershor të vitit 1998, Haradin Bajrami dhe vëllezërit e tij kishin marrë pjesë në ndërtimin e rrugës dhe në hapjen e istikameve.

Në qershor të vitit 1998, Haradin Bajrami u inkuadrua në radhët e UÇK-së, në pikën e Blinajës dhe nën komandimin e Shukri Bujës.

Ai mori pjesë në luftimet, që forcat ushtarake dhe policore serbe zhvillonin kundër pikave të UÇK-së, në Vershec, Leletiq dhe në Blinajë, në korrik të vitit 1998.

Pasi ushtria serbe kishte granatuar fshatrat dhe kishte depërtuar deri te Hoteli i Blinajës, luftëtarët e UÇK-së në këtë zonë ishin sistemohen në dy batalionet e Brigadës 121: në Batalionin e Parë “Imer Alushani”, si dhe në Batalionin e Dytë “Ruzhdi Salihu”.

Haradin Bajrami, Ali Mejzinolli, Fadil Kastrati, si dhe luftëtarët e tjerë kishin sulmuar një patrullë policore te Hoteli i Blinajës, ku mendohet që kanë mbetur të vrarë dy oficerë serbë. Kjo ndodhi në shtator të vitit 1998.

Atë kohë, Haradin Bajrami ishte caktuar komandant i togës në pikën Mirenë-Blinajë.

Pas masakrës së kryer nga ushtria serbe në fshatin Reçak të Shtimes, më 15 janar të vitit 1999, Haradin Bajrami me luftëtarë të tjerë, në shenjë hakmarrjeje, kishin sulmuar forcat serbe tek Hoteli i Blinajës, kurse më vonë, ai me togën e tij kishin sulmuar forcat serbe të cilat ishin të vendosura në vendin e quajtur “Kodra e Barutit”, në Blinajë.

Duke qenë se ai e njihte mirë çdo vend në kompleksin e Blinajës, ku atë kohë veçse kishin depërtuar forcat serbe, të cilat nuk ndjeheshin fare të sigurta në atë terren, meqë në të tri anët ishin të rrethuara nga luftëtarët e UÇK-së, Haradin Bajrami me togën e tij kalonte nga një vend në tjetrin për të vëzhguar lëvizjet e mundshme të forcave ushtarake e policore serbe.

Në dimrin e vitit 1999, sidomos pas fillimit të sulmeve të NATO-s, ushtria serbe kishte zbarkuar një kontingjent shumë të madh të forcave të saj, të cilat i kishte kamufluar në pyjet e dendura të komplekstit pyjor të Blinajës.

Më 15 janar 1999, pas masakrës që  ushtria serbe kishte kryer në fshatin Reçak, Haradin Bajrami, së bashku me luftëtarë të tjerë, sulmuan forcat serbe pranë Hotelit të Blinajës dhe më pas në vendin e quajtur “Kodra e Barutit”, në Blinajë. Me njohuritë e tij të terrenit, ai mund të parashikonte lëvizjet e mundshme të forcave serbe, duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e territorit së bashku me bashkëluftëtarët e tij.

  • Rënia heroike

Në dimrin e vitit 1999, pas sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, ushtria serbe kishte ndërhyrë me një kontingjent të madh forcash në kompleksin pyjor të Blinajës.

Serbët kishin minuar terrenin ku dyshonin se kalonin gjatë natës luftëtarët e UÇK-së, të cilët po ashtu minon terrenin e forcave serbe.

Më 2 prill të vitit 1999, Haradin Bajrami ndodhej me togën e tij në vendin e quajtur “Ligata e Madhe” në Blinajë kur papritmas ra në fushën e minuar, me ç’rast edhe mori plagë të rënda.

Në fushën e minuar kishte rënë edhe ushtari Driton Grantolli nga fshati Shalë (ish-Sedllar), i cili mbeti i lënduar.

Bashkëluftëtarët e tërhoqën Haradin Bajramin nga fusha e minuar dhe e kishin dërguar në ambulancën e fshatit Shalë, ku ndodhej edhe mjeku i luftës, Fitim Selimi.

Përpjekjet për t’ia shpëtuar jetën nnuk rezultuan me sukses, meqë Haradini kishte marrë lëndime të cilat ia sollën vdekjen.

Në natën e 2 prillit të vitit 1999, forcat serbe kishin minuar terrenin, duke dyshuar se aty do të kalonin një grup luftëtarësh të UÇK-së, të cilët gjithashtu kishin minuar zonën ku operonin forcat serbe. Haradin Bajrami dhe bashkëluftëtarët e tij ishin duke kaluar në vendin e njohur si “Ligata e Madhe” në Blinajë kur, papritmas, ai kishte rënë në një fushë të minuar, duke marrë plagë shumë të rënda. Në këtë incident, ushtari Driton Grantolli nga fshati Shalë (ish-Sedllar) gjithashtu u lëndua.

Bashkëluftëtarët e Haradin Bajramit e kishin tërhequr atë nga zona e minuar dhe e kishin dërguar në ambulancën e fshatit Shalë, ku ishte edhe mjeku i luftës, Fitim Selimi. Megjithatë, përpjekjet për ta shpëtuar jetën e Haradin Bajramit nuk rezultuan me sukses, pasi ai kishte marrë lëndime të tilla që e çuan drejt vdekjes.

  • Pas rënies heroike të Haradin Bajamit

Për të nderuar veprën e tij në shërbim të atdheut, familja dhe kanë vënë pllakën përkujtimore në hyrje të fshatit Rreze. Në shenjë mirënjohjeje për veprën heroike të Haradin Bajramit, rruga prej udhëkryqit të Lipjanit e deri në qendër të qytetit, te Stacioni Policor, është emërtuar me emrin e tij.

Më 2 prill të vitit 2003, është përuruar lapidari i tij nga banorët e fshatit Rreze dhe nga diaspora.

Pastaj, më 2 prill të vitit 2009, është riemëruar dhe sot mban emrin e tij shkolla fillore dhe e mesme e ulët e fshatit  Magurë, e cila është e ndarë në katër paralele, në fahatrat Rreze, Qylagë Blinajë dhe Mirenë.

Haradin Bajtami është shpallur Hero nga presidenti i asaj kohe i Kosovës, Hashim Thaçi, më 17 shtator të vitit 2019, në Prishtinë.

Në Kuvendin Komunal të Lipjanit ishte bërë propozimi për ngritjen e shtatores së Haradin Bajramit, e cila u jetësua në vepër nga skulptori Agon Qosa dhe u inagurua më 12 qershor 2021, në Ditën e Çlirimit.

Oda e dëshmorit Haradin Bajrami u shndërrua në muze nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe përurimi i kësaj ode u bë më 2 prill të vitit 2023.

Sot emrin e tij e bart me krenari nipi i dëshmorit, për të na kujtuar që vepra e tij nuk do të vdes kurrë.