Dëshmori Hasan Shala lindi në fshatin Banjë l, fshat qe është njohur në Histori për kryengritjen gjithëpopullore të 26 Marsit të vitit 1914 kunder pushtuesit Sllav. Po kështu pergaditjet e luftes për çlirim të tokave Shqiptare nuk pushoi së vepruari edhe në ditët tona se kush me mundesin e vet e ndjeu peshen vdekje prurëse të robëris dhe me perkushtim më të madh u rreshtua në luft për Çlirim dhe bashkim Kombëtar ku kështu Banja kishte mbi 100 luftëtar në UÇK. Ende pa i mbushur të 19-tat edhe Hasani njomëzar la me një an Shkollimin dhe llukset e jetës e i doli në ball mbrojtjes së atdheut si luftëtar i UÇK – së në brigaden 121 KUMANOVA nën udhëheqjen e Komandant Çelikut Fatmir Limajt. Hasani rrjedh nga një Familje urt punëtore me prind Destanin dhe nënën Nurijen Të cilët u perkujdesën për Hasanin si fëmijë të parë qe kishin të jet i shendetshëm i sjellshëm dhe një djal i edukuar. Hasani i mori këto veti prindërore qe ndikuan pozitivisht edhe në edhe në zhvillimin fizik e shpirtëror dhe me këtë ai jepte të kuptosh se kishte një interesim të veqant prej moshatarve të vet për qeshtjen kombëtare. Me krismat e pushkëve të lirisë Hasani edhe pse në mosh të re ju rreshtua në UÇK ushtrin më të organizuar qe njeh historia kombëtare . Detyra tij ishte Ushtar i kombit . Ashtu siq ishte i sjellshëm ishte edhe i degjueshëm dhe trim, me këto veti dhe karakter të tipit burrëror ai niset për Shqipërin mëmë qe ti furnizoj shokët çlirimtar me armatim, e që ishte një detyr jo edhe e lehtë kur dihej forca dhe makineria e pushtuesit në Kosovën e pushtuar. Mes ndërrimeve të stinëve më të frytëshme qe i quan populli verës dhe vjeshtës edhe Hasani në kapërcim të kufirit Shqiparo-Shqiptar bie heroikisht në krye të detyrës duke shkelur në një fush të minuar të brezit kufitar qe i ndante Shqiptarët padrejtësisht edhe pas shum luftrave qe i bën ata për një Shqipëri të bashkuar. Por jo Shqiptarët janë të vendosur qe me një sakrific sublime si dhe dëshmori Hasan Shala qe me jet e gjak ti rrënojn muret ndarëse mes Shqiptarëve. Kështu dëshmuan edhe dy bashkombasit tanë nga gjysma e Shqipëris, Beqir e Përparim Jaha qe trupin e dëshmorit të mos e lënë në duart e ushtris pushtuese serbe që të nëpërkëmbet nderi dhe burrëria kombëtare.
Këta kryen detyren qe u kishte caktuar atdheu, gjaku, gjuha dhe vëllazëria shqiptare. Beqiri për të varrosur ushtarin e kombit kishte lëshuar kopshtin e vet kjo vepër kaq humane dhe kombëtare na jep mësimin dhe edukatën se po që se veprojm të bashkuar në luft dhe çlirim dhe bashkim kombëtar do t’ia dalim. Dësjmori Hasan Shala ishte varrosur në fshatin Vlanë të Shqipëris me ceremonin ushtarake nga UÇK-ja afër dëshmorit Luan Haradinaj dhe pas mbarimit të luftës në Kosovë dëshmori Hasan Shala nën organizimin e bashkombasve nga Shqipëria Beqir e Përparim Jaha dhe TMK-së zhavrroset nga fshati Vlanë dhe rivarroset në varrezat e dëshmorve të kombit në Kleqken e pamposhtur nga pushtuesi Serb ku edhe pushojn eshtrat e tij. Dhe në fund porosia e dëshmorit është se ne dëshmorët pushojm të qetë vetëm atëher kur ju rrini mbi dhe të mos rrini të qetë pa e realizuar betimin tonë si ushtar Çlirimtarë. Ne betohemi në gjakun tuaj dhe jetën se rruga e nisur nga ju do të vazhdohet deri në përfundim nga djalëria dhe vajzëria shqiptare. Nderi dhe lavdia ju takon juve dëshmorëve të kombit, neve përkulja para jush dhe vazhdimi i luftës për kryengritje gjithëpopullore për çlirim dhe bashkim kombëtar Tetor 2002.