Ky website është ende në proces të punës!

Hasim Halilaj

Hasim Misin Halilaj (02.02.1973 – 16.04.1999)-ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, I cili veproi në Zonën Operative të Dukagjinit, ishte epror i Batalionit të Policisë Ushtarake të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.

-Jeta dhe familja

Hasim Halilaj u lind në Gllogjan të Deçanit.Ishte djali I Misin dhe Fatime Halilaj, të cilët nga martesa e tyre kishin, tetë fëmijë katër djem dhe katër vajza.

Shkollën fillore e kreu në Rrezar, ndërsa shkollimin e mesëm e ndërprëu në gjysmë për arsye ekonomike.

Hasimi u rrit në një familje atdhedashëse, e cila u përball shumë herë me armikun serb, duke mos u dorzuar asnjëher.Babai I Hasimit, Misini kishte marr pjesë gjithmone në demostratat e kohës, por dhe vet Hasimi merrte pjesë në demostratat gjatë viteve 1988-1990.

-Veprimtaria

Me 24 mars 1998, në betejen që ndodhi në Gllogjan, e shtyu dhe më shumë Hasimin që të radhitej në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu si shumë të rinjë të tjerë në rrafshin e Dukagjinit, që u bashkuan për të sjellur liri në vendin tonë.

Hasimi nga ajo datë u bashkua me shumë trima ndër ta dhe me Arben Qerimaj e Arben Ahmetaj, si dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me Shkëlzenin Dautin e Bujar Haradinaj.

Djemt e Gllogjanit ishin bërë një, në datën 24 mars 1998 mbeti I vrar djaloshi 16-vjeçar Himë Haradinaj, por nuk dihej vendi se ku kishte vdekur, Hasimi ndihmoi në gjetjen e Himës së njomë, të cilit iu gjet trupi me 29 mars 1998, ai mori përgjegjsi tab arte trupin e Himës së bashku me Shkëlzen Haradinajn, e sollën në vendlindje dhe e varrosën në mbremje në  Gllogjan me nderime ushtarake.

Hasimi ishte një djal trim, që nuk trembej nga armiku, ai luftoi në këto beteja: Shaptej,Rastavicë, Baballoç, Carrabreg, Prejlep,Gerdaja etj. Ai po ashtu ndihmoi shumë të rinjë të kalonin nga kufiri i Shqipërisë për tu radhitur në radhët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Me 11 gusht 1998, duke luftuar në Shaptejt Hasimi plagosët, por pas tri dite dhe pse I plagosur ngrihet për të luftuar përsëri.

Me 7 shtator 1998,Hasimi merr pjesë në betejen e Gllogjanit, ku dhe plagosën disa luftëtar,Hasimi caktohet me disa shokë të tjerë ti bartin te plagosurit për në Shqipëri.Por me 20 shtator 1998 grupi i parë që kthehet nga Shqipëria, Hasimi i bashkangjitet dhe kthehet në frontin e luftës.

Hasimi I përkiste Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, në të cilën u dallua në betejën e Gllogjanit më 17 dhjetor 1998, në betejën në Ratishë në të cilën luftoi nëntë ditë, në janar 1999, ku dhe u plagos, në betejën e Pozharit nga 27 marsi- 02 prill 1999.

Hasimi si epror I Brigadës 131”Jusuf Gërvalla” mori pjesë në transferimin e mbi 42 ushtarëve të plagosur nga spitali ushtarak I Zhebelit deri te Burimi.

Me 15 prill 1999 Hasimi kthehet me togën e tij e cila përbëhej nga Luan Qerimaj, Ardian Malaj, Florim e Burim Mustafaj etj.Kishin urdhër të vëzhgonin trekëndëshin mes fshatrave Bardhaniq-Maznikë-Zhebel,ku si qëllim kishin mbrojtjen e 2 mijë civilëve që ishin strehuar në Grykën e Duboçakës.

-Rënia heroike

Gjatë kryerjes së kësaj detyre, në mbrojtje të civilëve, trimat ndeshen me forcat serbe, ku Hasim Halilaj bie dëshmor.Më von për të penguar armikun që të mos depertoj deri tek civilët si dhe për të mos e lënë trupin e dëshmorit Hasim Halilaj në duar e armikut, bien heroikisht dhe kryetrimi Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj si dhe një dit më von Luan Nimanaj I cili nuk mundi tu përballoj plagëve.

-Pas rënies heroike

Hasim Halilaj varroset me 17 prill 1999 në mallet e Maznikut, ndërsa rivarrimi I tij u bë me 24 gusht 1999 në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Hasimi ishte I martuar me Hyrije Hajdaraj, të cilët nga martesa e tyre kanë tri vajza:Kysmeten, Valdeten si dhe Valeritën e cila lindi pasi Hasimi ra dëshmor.Nënë Hyrija i rrit vajzat me dashuri dhe krenari për babain që patën.

Në afërsi të rënies heroike  në Maznikë, është ngritur lapidar në përkujtim të dëshmorëve të kësaj beteje.

Familja e dëshmorit Hasim Halilaj është nderuar me mirënjohje nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Zona Operative e Dukagjinit, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së etj.