Ky website është ende në proces të punës!

Haxhi H. Kleçka

Haxhi Kleçka (29.01.1976-29.01.1999)-ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,i cili nuk kurseu jeten e tij për lirin e Kosovës.

-Jeta dhe familja

Haxhi Kleçka u lind në fshatin Kleçkë komuna e Lipjanit, ky fshat është një fshat malor,kryengritës i cili është bërë shkrumb e hi disa herë gjatë historisë sonë kombëtare me një pozitë të rëndësishme strategjike. Pikërisht kjo pozitë e përshtatshme gjeografike dhe atdhedashurie e saj ka bërë që ky fshat të jetë një qendër e madhe mbrojtje dhe një strehim i vazhdueshëm shumë patriotëve të njohur shqiptarë që nga koha e Isa Boletinit e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Haxhia ishte i biri i Hajdarit dhe nënë Ajshes të cilët nga martesa e tyre linden shtatë fëmijë: Kadën, Aliun, Hidajetën, Haxhiun, Hisriun, Naimen dhe Havën.

Haxhiu shkollën fillore e regjistroi ne vendlindje dhe e perfundoi deri në klasën e IV-të ndërsa nga klasa e V-të vazhdoi mësimet në shkollën fillore në Lladroc.Haxhiu sikurse të gjithë të rinjët e fshatit patën shumë veshtirsi për tu shkolluar, për arsyë të rrugtimit të gjatë deri në shkollat e fshatrave të tjera, por ata e donin shkollën dhe nuk I ndali asnjë veshtirësi.Haxhiu vazhdoi shkollimin e mesëm në  Qendrën Shkollore në Suharekë. Ai pasi kreu me sukses dy vitet e para detyrohet që ta ndërpresë shkollimin për shkaqe të udhëtimit të largët dhe kushteve të vështira ekonomike.

Haxhiu u rrit në një familje atdhedashëse, patriotike e fjalës dhe besës,ai kishte një urrejtje më të madhe për serboçetnikë e Millosheviçit se ati kishin vrarë edhe gjyshin e tij Abazin në vitin 1945. Prandaj, Haxhiu gjeti frymëzim jo vetëm te të parët e tij por, frymëzim në vete ishte edhe jeta e mjerueshme gjatë viteve të nëntëdhjeta. Haxhiu gjatë kësaj kohe ishte shumë aktiv dhe kishte marrë pjesë në të gjithaprotestat dhe demonstratat që organizoheshin kundër pushtuesve serboçetnikë të diktatorit Millosheviç. Ai kishte marrë pjesë aktive në demonstratat që u organizuan në Suharekë, Malishevë, Lipjan e gjetiu aty ku populli shqiptar i Kosovës mundohej që ta fitonte lirinë me paqe.

Haxhiu ishte largpamës dhe se zgjidhjen e çështjes së Kosovës e shihte me syrin e realitetit. Ai gjithashtu thoshte: “Vetëm pushka do ta zbardhë dritën e kësaj toke që është larë ndër shekuj me gjakun e bijëve dhe bijave më të mira të kombit”.

 

-Veprimtaria

Me daljen publike të UÇK-së, me rastin e ceremonisë së varrimit të mësuesit dëshmor Halit Gecit me 28 Nëntor 1997, Haxhiu mezi priste të gjente një lidhje dhe t’iu bashkangjitej radhëve të vullnetarëve të lirisë. Kështu në Maj të vitit 1998, Haxhiu e jep Betimin si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si luftëtar i Njësitit ” Çeliku” ku më vonë e merr emrin Brigada 121 ” Ismet Jashari Kumanova” në Kleçkë. Ai u dëshmua si njëri ndër luftëtarët më të paepur të kësaj Brigade. Ai mori pjesë në disa aksione që u organizuan kundër hordhive çetnike serbe në disa vija të frontit. Ai pas ofenzivës së parë ushtarake që u zhvillua në Kosovë me datë 22.12.1998 merr urdhër nga Shtabi i Brigadës 121″ Ismet Jashari – Kumanova “që të transferohet në Kompaninë” Bislim Zekolli ” që vepronte në Bllacë. Gjatë kësaj kohe ai kishte edhe familjen e vendosur po në këtë fshat (sepse ai ishte nip i Bllacës). Haxhiu ishte mirëpritur mjaft mirë nga shokët e luftës në këtë fshat dhe posaqërisht nga komandanti i kësaj Kompanie Zenel Zekolli i cili e kishte pritur me dashuri të madhe. Me t’u vendosur në këtë fshat ai u dallua për trimëri dhe vetëmohim si një trim që nuk i trembej syri kurrë nga pushka e armikut.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nevojë për çdo gjë, për luftëtarë, ushqim e më së shumti për armatim, sepse e dinte se përballë kishte një armik që bënte luftë mizore duke prerë e vrarë civilë të paramatosur, gra e fëmijë. Prandaj pranvera që po vinte duhej që trimat e lirisë t’i gjente të përgatitur me armatim sepse ata do t’i prisnin beteja të ashpra në luftë për liri. Andaj Haxhiu me një grup shokësh nga Bllaca nën udhëheqjen e Asllan Lezit merr urdhër që të shkonte në Shqipëri për të sjellur armatim. Kështu me 24 janar 1999, Haxhiu me shokë mori rrugën drejt Jabllanicës së Dushkajës për tu takuar me grupin e luftëtarëve të tjerë nga Zona e Dukagjinit dhe bashkë 94 luftëtarë nisen për Shqipëri. Rrugëtimi i tyre ishte i gjatë dhe i vështirë.

Me 27 janar 1999 gjatë rrugëtimit të tyre aty rreth orës 22 grupi i luftëtarëve të lirisë hetohet nga bandat kriminale serbe te Ura e Terzive mbi lumin Erenik ku zhvillohet një betejë e ashpër midis forcave paramilitare dhe ushtarëve të UÇK-së. Pas një shkëmbim zjarri për afro 30 minuta luftëtarët e lirisë i detyrojnë forcat serbe që të zbrapsen dhe trimat e lirisë çajnë rrethimin, ku Haxhiu ishte dalluar si një trim i vërtetë, por ne këtë betejë ranë dëshmorë trimat e lirisë Kasim Shala dhe Hamdi Berisha, kurse plagosën rëndë Gani Shala dhe Nexhat Berisha. Pasi çahet rrethimi i forcave serbe luftëtarët e UÇK-së nisen drejt fshati Goden në zonën kufitare me Shqipërinë.

Në natën e 28 janarit 1999, të atij dimri të ashpër me acar dhe dëborë, pasi kishin kaluar tërë ditën në Goden, nisen drejt kufirit, por pas dy orë rrugëtimi sërish përballen me zjarrin e armëve të armikut. Pas një lufte për jetë a vdekje djemt e lirisë detyrohen të kthehen mbrapa, por kësaj radhe ranë në fushën e nderit dy vëllëzërit Pren dhe Memë Lleshi nga Vraniçi i Gjakovës dhe ishte plagosur rëndë komandanti Agron Rama i cili nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra dhe vdes, si dhe plagoset edhe Luan Smajli dhe disa shokë të tjerë Haxhiu në këto luftime ishte trguar i forte e i guximshëm, trim e strateg që din t’i bën ballë çdo fortune që sjell lufta. Kolona e ushtarëve të UÇK-së detyrohet që të kthehet prapa drej fshatit Rogovë të Hasit, ku forcat serbe i kishin përcjellur në hap dhe kishin marrë përforcime të reja për t’i sulmuar trimat e lirisë.

-Renia heroike

Në mëngjesin e 29 janarit 1999 trimat e lirisë bien në prit për të tretën herë me radhë, por kësaj radhe epilogu ishte shumë i dhembshëm dhe i tmerrshëm. Në përleshje fytafyt me forcat e armikut ranë në fushën e nderit komandanti i njësitit luftarak që kishin marrë rrugën për në Shqipëri Agim Zeneli me 15 luftëtarë të lirisë, në mesin e tyre bie edhe dëshmori i kombit Haxhi Hajdar Kleçka.

Gjaku i tyre u bë këngë, ku do të jenë përherë në zemrat tona deri në pavdekësi. Ai ra heroikisht në luftë për liri e bashkim kombëtarë. Shokët, miqtë e bashkëluftëtarët mbetën pa luftëtarin e paepur, familja pa më të dashurin e shpirtit e të zemrës, kurse Kleçka pa luftëtarin e orëve të para të lirisë.

-Pas renies heroike

Me 9 shkurt të vitit 1999 trupi i dëshmorit Haxhi Kleçka varroset me nderime të larta ushtarake në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në fshatin e vendlindjes së tij, në Kleçkën heroike.

Haxhiu ishte i martuar me Mihrije Budakova nga Terpeza me të cilën kishte dy fëmijë Beharin dhe Marigonën, të cilët sot po i rrit me një krenari gjyshi i tyre Hajdari dhe gjyshja Ajshja.

Në shenjë respekti për dëshmorin Haxhi Kleçka Kuvendi Komunal në Lipjan e ka emërtuar një rrugë me emrin e tij të cilin e mban me krenari. Poashtu në shenjë respekt dhe nderimi për këtë trim sot janë thurur këngë e poezi nga më të ndryshmet. Ja disa vargje të një kënge të thurura nga Isa Breçani për dëshmorin e kombit Haxhi Kleçka, në librin e tij ” S’e ndal shqipja fluturimin 1″:

Nëpër shekuj jehon n’breza Rruga e shqipeve mbijetesa N’këtë kala shpërthen qëndresa Trim malësie Haxhi Kleçka.

U brymos shpirti i Haxhisë Me urrejtje ndaj barbarisë Prej t’parëve mori frymëzimin Shkjau i zi ja pat vra gjyshin.

Vepra, madhështia e heroizmi i Haxhi Kleçkës, janë udhë udhërrëfimi i rrugëve të atdheut dhe të bashkimit kombëtarë. Përjetësisht e paharruar vepra, i nderuar gjaku i derdhur për liri i trimit të pamposhtur dëshmor, Haxhi Kleçka.