Ky website është ende në proces të punës!

Kadri Sh. Qollaku

Kadri Qollaku (1981-05.06.1999)- ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,gjaku i tij i njomë u bë lule e lirisë.

-Jeta dhe familja

Kadri Qollaku u lind në Bllacë të Suharekës, rridhte nga njё familje atdhedashёse dhe patriotike, e fjalёs dhe besёs,ai u rrit me ndjenjёn e urrejtjes kundёr pushtuesit serb.

Kadriu shkollën fillore e kreu në Bllacë, për ta vazhduar atë të mesmen në Suharekë.

-Veprimtaria

Kadri Qollaku dhe pse shumë i ri në moshë, mbase për shkak se kishte ditur t’u këndonte trimave, kishte ditur t’i lartësonte trimat, vetën dhe të gjithë ata që e dëgjonin duke kënduar, mbase edhe për këtë shkak pati frymëzim të madh për t’iu bashkangjitur luftës së UÇK – së. Thellë vetës e ndjente se bëmave të trimave u këndohet, gjaku i tyre nuk harrohet. Pasi ishte vetë nga ata njerëz që nuk lejonte harresën t’u afrohej njerëzve që kishin kontribut e histori për atdheun.

Ai me deshirën e tij të flakët për çlirimin e vendit së bashku me 22 shokё, mё 13 qershor 1998, nisen pёr ta kaluar kufirin ilegalisht dhe pёr tё gjetur armatim në Shqipëri,sapo kthehet prej Shqipërisë me armatim të siguruar, ai nuk vonon të rrjeshtohet në radhët e UÇK – së në Lladroviq. Por veç pak qëndron atje sepse vjen në Bllacë pasi intensiteti i luftimeve këtu ishte më i madh dhe vendi kishte nëvoj për shumë trima.

-Rënia heroike

Me 5 qershor 1999, herët në mëngjez forcat serbe filluan granatimin e Bllacës për t’i hapur rrugën këmbësorisë që donte të hyntë në Bllacë. Dhe këmbësoria serbe po afrohej afër një lagjeje të fshatit Guncat, mbi lagjen Zekolli, ku qëndronin disa luftëtarë të UÇK – së Kadriu afrohet, shokët tregojnë se Kadri Qollaku, në orën 9 e pesëmbëdhjetë minuta, vrau tre policë serbë. Të lartpërmendurit tregojnë për gëzimin që ndjente Kadriu. Dhe u thoshte shokëve se edhe në vrafsha, nuk më mbetet asgjë merak. Sikur ta ndjente… Po atë ditë, pra me 5 qershor, pasdite, një plumb serb i merr jetën Kadri Qollakut. Bashkëluftëtarët e mbartin dhe e varrosin në Kleçkë me nderimet që i takojnë një dëshmori të lirisë që dha jetën për atdhe në një moshë të njomë.

-Pas rënies heroike

Dëshmori Kadri Qollaku është i varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin e Kleçkës, ku janë të varrosur dhe shumë trima tjerë që dhan jetën për lirin e Kosovës.

Familja e dëshmorit Kadri Qollaku mori mirnjohje nga shoqata të ndryshme për heroizmin që tregoi gjatë luftës.