Luan Haradinaj (17.11.1973 – 06.05.1997) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u inkuadrua njëri ndër të parët, atëherë kur vetëm po bënin stervitjet për këtë ushtri, ndërsa ishte i pari që solli armatim dhe municion nga Shqipëria në Kosovë, kufi ky që në atë kohë ishte i pakalueshëm dhe monitorohej nga forcat serbe.
Luani u lind në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit. Ai ishte djali i Hilmiut dhe Rukies. Nga martesa e tyre ata kishin dhjetë fëmijë, shtatë djem dhe tre vajza, ndërsa Luani ishte fëmija i tretë me radhë.
Luani shkollën fillore e kreu në fshatin Isniq, ndërsa shkollimin e mesëm ne Deçan në gjimnazin “Vëllëzerit Frashëri”.
Gjatë viteve 1993-1994, ai regjistrohet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Edukatës Fizike.
Në vitin 1991, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po formohej ngadalë, një pjesë e saj po bënin stërvitjet ushtarake në Shqipëri.
Luani, i cili ishte i rritur në një familje atdhedashëse, gjithmonë ëndërronte lirinë dhe liria ishte qëllimi i tij, dhe jo vetëm i Luanit, por edhe i vëllezërve: Ramushit, Shkëlzenit e Dautit, të cilët ishin ndër të parët që bënin rezistencë në rrafshin e Dukagjinit.
Në fund të vitit 1993, Luani me vëllezërit e tij Ramushin, Shkëlzenin, Dautin, dhe me dajën, Lahi Brahimaj, si dhe shokët, Adrian Krasniqi, Agim Zeneli, të cilët ishin pjesëtarët e parë të rezistencës së armatosur në Dukagjin, nuk merreshenin vetëm me furnizimin me armatim të luftëtarëve të ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata kryen dhe shumë aksione kundër policisë serbe, nëpër statcione policore, duke filluar nga Deçani e në fshatrat përrreth.
Në vitin 1994, Luani ndjehej i rrezikuar nga forcat armike dhe vëllai i tij Ramushi e dërgon në Shqipëri. Aty e njofton me një familje besnike që e njihte Ramushi. Luani përkrahje të jashtëzakonshme gjeti në familjen e njohur atdhetare të Seit dhe Drita Bushati në Tiranë, të cilët luftën e Kosovës e ndihmuan gjatë tërë kohës, shumë shpejt ata Luanin e njoftojnë me miq dhe shokë të tyre si oficer të armatës shqiptare.
Gjatë kohës sa qëndroi në Shqipëri, nuk do të rrinte kot, por do të shkollohej, meqë e kishte të përfunduar shkollën e mesme dhe ishte regjistruar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Edukatës Fizike.
Luani gjatë kohës sa ishte në studime në Shqipëri, interesimin i tij e kishte vënë në angazhimin në lëvizje të rezistencës në Kosovë kundër forcave serbe.
Luani edhe pse qëndronte në Shqipëri, ai kalonte kufirin ilegalisht pa i treguar askujt, nënë Drita thoshte: “Se merrja vesh as kur ikte, e as kur vinte nga Kosova, vetëm kur dëgjoja në lajme ose gazeta që: “Në muajin prill 1995 u sulmua postkomanda e policisë serbe e vendosur në Irzniq, ndërsa në fillim të majit u minuan dy shtëpi të sapondërtuara për vendosjen e kolonëve serbe e malazeze.
Luani e kalonte kufirin Shqipëri-Kosovë në të gjitha stinët, ishte furnizuesi i parë me armë që solli nga Shqipëria për grupet e para të çlirimtarëve. Ai kishte kaluar kufirin ilegalisht shumë herë, së bashku me shokët e tij, duke sjellë armë jo vetëm për Dukagjin, por për shumë vende të Kosovës.
Luani ishte një djalë trim, shtatëlartë dhe shumë i zgjuar. Ai me zgjuarësinë e tij filloi të formonte dhe organizonte grupe të armatosura. Nga këto organizime që bëri, ai tregoi shkathtësi të jashtëzakonshme, dhe në vitin 1994, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së,i jep detyrën e shefit të logjistikës.
Kalimi i kufirit për Luanin ishte bërë një rrugë e mësuar përmendësh sepse ai i dinte mirë shtigjet nga duhet kaluar për të mos rënë në dorë të armikut, kështu ai ishte gjithmonë në kolonën e prijësve për të sjellë sa më shumë armatim në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Luani ishte njoftuar me shumë bashkëluftëtarë. Luani ka mbajtur kontakte edhe me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, pastaj edhe me Sahit dhe Musë Jasharin, me Hashim Thaçin, Rexhep dhe Sylejman Selimin, Abedin Rexhën, me Fehmi e Ramiz Lladrovcin, e me shumë trima të tjerë të Drenicës.
Ai kishte kontakte dhe me Zahir Pjazitin e Ilir Konushevcin, Mujë Krasniqin e Ali Krasniqin si dhe me shumë luftëtarë të tjerë të Dukagjinit si: Adrian Krasniqi, Edmond Hoxha, Sadri Zeneli, Lahi Brahimaj, etj.
Në vitin 1997, grupe të shumta lëviznin nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë, disa ktheheshin nga stervitjet ushtarake, disa shkonin dhe disa sillnin armatim, forcat policore serbe kishin bërë perforcime të shumta në kufi, por Luani së bashku me shumë bashkëluftëtar dhe mendimtarë të njejtë kalonin shtigjeve të cilat nuk kontrolloheshin nga forcat armike serbe.
Me 6 maj 1997, Luan Haradinaj bashkë me vëllanë, Ramushin dhe me Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, Ramiz Lladrovcin Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, ishin nisur për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit.
Luani si djalë trim po u printe bashkëluftëtarëve, por forcat okupatore serbe u kishin rënë në trag, Ramushi sapo i vërejti forcat armike, ia bënë me dorë Luanit që po i printe kolonës që të kthehet në Shqipëri, sepse ishin më afër kufirit, Luani e dëgjon Ramushin dhe kthehet, por forcat armike filluan të hapnin zjarr. Nga kjo kolonë organizative plagoset rëndë Rafet Rama, si dhe plagosje të lehtë kishin marrë Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.
Nga aty fillon luftimi ndaj forcave serbe, të cilat ishin të pajisura me artileri të rendë, që për qëllim kishin asgjësimin e të gjithë luftëtarëve. Por, kjo ishte e pamundur sepse çlirimtarët luftuan kundër tyre,
Kur Luani dëgjoi që dikush ishte i plagosur dhe mendoi që ishte i vëllai Ramushi, ishte kthyer përsëri dhe i patrembur ai po luftonte në këmbë. Kur e shohin shokët, i kishin thënë që të ulej dhe të kishte kujdes, por Luani ishte i pandalshëm tanimë, por ai duke luftuar merr një plagë vdekjeprurëse në gojë, e cila depërton në kokë.
Luani bie në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Ramushi ishte duke u kujdesur për Rafet Ramën dhe kur dëgjon që u plagos “Adriani”, Ramush Haradinaj ngadalë arrin t’i afrohet trupit të vëllait Luanit. Ai e konstatoi që kishte rënë dëshmor me plagë në kokë e fytyrë. Në luftimin që zhvillohej aty, Ramush Haradinaj nën bresherin e granatave dhe plumbave të armikut arrin ta tërheq trupin e pajetë të vëllait, të cilin e bartë mbi supe për katër orë rresht, po ashtu shokët kishin bartur dhe trupin e Rafet Ramës, i cili ishte i gjallë.
Katër orë rrugëtimi, duke e tërhequr, trupin e pajetë të Luan Haradinaj, Ramushi e barti mbi supe dhe shkuan në fshatin Vlahne të Hasit, ku u doli në ndihmë Avdi Sokoli me të bijtë, Yllin dhe Ilirin, si dhe shumë bashkëvendas të tjerë.
Më 7 maj 1997, në ora 14:00, me dhimbje të madhe i japin lamtumirën e fundit, duke e varrosur me nderime ushtarake dëshmorin e kombit Luan Haradinaj. Vendin për varrimin e tij e lëshoi një fshatar në pjesën e arës së tij në një pozicjon të ngritur dhe në varrim morën pjesë shumë fshatarë, së bashku me Ramushin, për ta nderuar veprën e Luanit.
Më 24 gusht të vitit 1999, vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e nxjerrin nga vendvarrimi në Vlahne dhe e rivarrosin në fshatin e tij të lindjes, në kompleksin e dëshmorëve në Gllogjanin heroik, ku janë të varrosur dhe shumë bashkëluftëtarë të tij.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të veprës së tij, luftëtarin Luan Haradinaj, e ka graduar në Gjeneralmajor.
Emri i dëshmorit Luan Haradinaj, është përjetësuar, në pllaka e shtatore, në monumente lavdie.