Ky website është ende në proces të punës!

Maxhun Berisha

Maxhun Berisha (09.10.1962- 28.03.1999) ishte ushtar i Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, luftoi nё Zonёn Operative tё Dukagjinit, si Komandant kompanie dhe Zёvendёskomandant Batalioni nё Brigadёn 131 “Jusuf Gёrvalla”.

  • Jeta dhe familja

Maxhun Berisha u lind nё fshatin Prapaqan tё Deçanit,rrjedh nga njё familje bujare, atdhetare, e besёs dhe fjalёs, i edukuar pёr atdhedashuri nga babi Brahimi, i cili vuajti tri vite burg,si kundërshtar energjik i kolektivizimit.

Shkollёn fillore e kreu nё Prapaqan, ndёrsa tё mesmen ne gjimnazin “ Vёllezёrit Frashёri” nё Deçan.

Ai u rrit nё frymen e atdhedashuris, dhe nё vitet e ’80-ta ai mori pjesё nё dёmostratat qё u organizuan nё Pejё, ku dhe u zbulua nga forcat policore serbe, dhe u arrёstua nё burgun famkeq tё Pejёs,ku pёrjetoi tortura barbare,pas daljes nga burgu atё e pёrjashtojnё nga shkolla, ku pёr tё ishte njё goditje e rёndё, por Maxhuni ishte I pa ndalshёm ai mori pjesё dhe nё demostratat e vitit 1981, tё cilat u mbajtёn nё Prishtinё, Pejё, Deçan, ai ishte kudo, por pёr ti ikur njё arrestimi tё dytё, ai largohet nga vendlindja dhe vendoset nё njё fshat tё Ulqinit nё Mal tё Zi, ku punon si puntor krahu.

Nё vitin 1984, Maxhuni migron nё Zvicёr, por dhe nga atje ai bie nё kontakt me veprimtarёt legal, dhe nga atje ai jep kontributin e tij me ndihma material, nё pjesёmarrjen nё demostrata tё shumta pёr internacionalizmin e çёshtjes sё Kosovёs, qё organizoheshin nё Europё.

  • Veprimtaria

Me tё nisur lufta nё Kosovё, Maxhuni braktis Zvicrёn dhe vjen menjёher nё Kosovё, pёr tu rreshtuar nё radhёt e Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, sikurse shumё liridashёs tё tjerё.

Pas epopesё sё lavdishme tё familjёs Jashari, disa javё mё pas nё fshatin Gllogjan me 24 mars 1998, po zhvillohej beteja e shpresёs ,sё lufta e nisur do tё zgjerohej me shpejtёsi rrufeje kudo nё Kosovё.Si rezultat I kёsaj beteje tё fituar nё Dukagjin, u krijua njё zonё e lirё qё kontrollohej nga UÇK-ja dhe nё atё kohё u krijua dhe rruga e komunikimit dhe e furnizimit me armё dhe pajisje tjera pёr luftё, nga Tropoja nёpёr Smolicё, Gllogjan, Jabllanicё, Drenicё, Llap e deri nё Shalё.Qёndresa dhe fitorja e Gllogjanit pati jehonё tё madhe nё mbarё popullin, ku fshatrat e Dukagjnit me shpejtёsi tё madhe po mobilizoheshin dhe po pajiseshin me armё dhe material tё tjera luftarake.

Kolona tё tё rinjёve qё po bartinin armatim nga Shqipёria nё Kosovё, nё mёnyr ilegale, po u printe dhe Maxhun Berisha , I cili barti armё nga Shqipёria nё Prapaqan sё bashku me djemt e fshatit me 12 prill 1998, nё atё kohё emrohet Zёvendёkomandant I shtabit tё fshatit qё numёronte 80 luftёtarё.

Ai ishte ogranizator i suksesshёm, si dhe epror ushtarak dhe luftёtar I dalluar, sё basku mё ushtarёt e tij, morёn pjesё nё betejat qё u zhvilluan nё Zonёn Operative tё Dukagjinit, Rastavicё, Prejlep, Gёrdaja, Carrabreg, Deçan, Loxhё, Baballoq, Smolicё, Irzniq, Shaptej, Strellc tё Epёrm, Rosuja si dhe nё Gllogjan etj.

Me 10 shtator 1998, Në pamundësi që të ndikojë në mosdorëzimin e organizuar të armëve të sjella me mund dhe me sakrifica aq të mëdha, Maxhuni, pёrkohsisht kalon nё Shqipёri, ku mori njё rol tё rёndёsishёm mobilizimin, organizimin dhe armatosjen e djemve tё UÇK-sё. Deri nё rikthimin e fuqishёm nё frontin e luftёs I cili ndodhi, mё 23 dhjetor 1998, sё bashku me njё numёr tё madh tё luftёtarёve, Maxhuni paraqitet te Komandanti Ramush Haradinaj, nё Jabllanicё tё Dushkajёs, ku sistemohet nё Brigadёn 131 “Jusuf Gёrvalla”. Maxhuni emërohet zëvendëskomandant i Batalionit, po ashtu edhe zëvendëskomandant i Kompanisë së parë në këtë Brigadë.Me kёtё Brigad ai mori pjesё nё luftimet e ashpra qё u zhvilluan nё mars 1999, nё fshatrat Dashinoc, Kondrali, Lumbardh, Pozhar.

Shtёpia e Maxhun Berishes ishte e hapur pёr njё vit rresht, pёr ushtarёt e Ushtrisё Çlirimtare tё Kosovёs, duke mos kursyer bukё, dhe duke larё dhe hekurosur rrobat e luftёtarёve, si dhe strehoi deri ne 60 antarё rё familjeve tё rrezikuara nga forcat armike serbe.

Me fillimin e bombardimeve tё NATOS-s, Maxhuni shihte mbarimin e shpejtё tё luftёs, ai e ndiente qё liria ishte afёr, ai dha jetёn pёr liri por nuk e gёzoi lirin dhe nuk arriti ta pёrqafonte Fitoren vajzen e tij, e cila lindi nё flakёt e luftёs.

  • Rёnia heroike

Me 28 mars 1999, ishte njёra nga ditёt mё tragjike tё Brigadёs 131 “Jusuf Gёrvalla”, nё kёtё betejё heroike qё, zgjati dy ditё pandёrprerё te Ura e Pozharit, ku po luftonin UÇK-ja kundёr forcave armike vrastare serbe, ranё pёr tё mos vdekur kurr,dy shokё, dy luftёtar, dy kushёrinjё, I pari bie Elez Geci, dhe diku pas tri ore bie dhe Maxhun Berisha, tё cilёt pas njё lufte tё rrept qё zhvilluan lan tё vrarё shumё ushtarё serb, duke djegur njё tank, dy autoblinda, njё pincgauer, etj.

  • Pas rёnies heroike

Maxhun Berisha , pas luftёs u rivarros nё Varrezat e Dёshmorёve tё Kombit nё Gllogjan, sё bashku me shumё bashkluftёtarё tё tjerё.

Maxhuni la pas vete familjen, Gruan dhe fёmijёt nё moshё tё vogёl, si dhe vajzen Fitoren e cila lindi nё luftё, e Maxhuni  nuk arriti ta pёrqafonte.

Familja mori mirёnjohje  dhe lёvdata tё shumta nga shoqata tё ndryshme pёr nderё tё jetёs dhe veprёs sё dёshmorit Maxhun Berisha.