Mehdi Bytyçi (11.11.1963 – 16.04.1999) ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili aktivitetin e tij e filloi qysh në kohën studentore, gjatë demonstratave të vitit 1981, e më pas edhe duke u radhitur në radhët e UÇK-së
Mehdiu u lind në fshatin Arllat të Drenasit (ish-Gllogoc). Ishte djali i Nebihut dhe Selës. Ai kishte katër vëllezër, Halitin, Veliun, Nafiun e Pajazitin dhe katër motra, Manën, Mihanen, Gjylën dhe Fetijen.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollomin e mesëm në Gjimnazin e Drenasit drejtimi Bujqësi. Ndërsa, Shkollën e Lartë e kreu në Prishtinë, Pedagogji, në drejtimin klasor.
Mehdiu gjatë kohës sa ishte në studime mori pjesë në demonstratat studentore në vitin 198. Ai qëndronte në radhën e parë gjatë demostratave, për farë edhe ishte rrahur nga policët serbë.
Kur erdhi koha për të kryer ushtrinë e obligueshme të asaj kohe, ai e kreu atë në Armatën Jugosllave, në Kroaci.
Mehdiu pasi përfundoi ushtrinë ishte punësuar në arsim në vendlindjen e tij, ku punoi 7 vite, duke edukuar dhe mësuar shumë gjenerata të reja, si dhe njëkohësisht duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme së bashku me vëllaun Halitin dhe shumë mësimdhënës të tjerë, të cilët refuzonin pushtetin okupator serb. Nga këto refuzime që bënin në atë kohë, Mehdiu dhe vëllau i tij, Haliti, maltretoheshin nga policia serbe. Nga këto maltretime që iu bënë Mehdiut, ai kishte vendosur të largohej nga Kosova në vitin 1995, duke shkuar në Gjermani, ku qëndroi për dy vite, e për t’u kthyer në vitin 1997, pasi dëgjoi se në Kosovë kishte filluar të krijohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Mehdiu la pas vetes bashkëshorten Ganimeten dhe djemtë, Arlindin, Arbanin dhe Granitin.
Kur filloi lufta në Drenicë, Mehdiu u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njësitin “Pëllumbi”, në Negroc, pastaj duke zgjeruar pikën edhe në Kizhnarekë, së bashku me dy njësitet tjera, “Lumi” dhe “Çeliku”. Këto njësite u akorduan dhe morën pjesë në betejën e zënies së Grykës së Llapushnikut, më 9 maj të vitit 1998. Pasi triumfuan në zënien e Grykës së Llapushnikut, Mehdiu formon pikën e UÇK-së në Arllat, duke koordinuar mbrojtjen dhe vëzhgimin nga lagjja Bytyi në Arllat, e deri në Llapushnik. Nga kjo pike, Mehdiu qëndroi në këtë pozicion duke vëzhguar deri në rënien e Grykës, më 26 korrik të vitit 1998.
Mehdiu, së bashku me Sylejman e Arben Bytyçin dhe Sami Gashin, si dhe bashkëluftëtarë të tjerë, qëndronin nëpër pika afër magjistrales. Edhe pse ishte dimër, ata kryenin shumë sulme kundër pozicioneve serbe në fshatrat përreth Arllatit.
Mehdiu së bashku me disa luftëtarë të tjerë kishin ndërmarrë një sulm kundër forcave armike serbe, të cilat ishin vendosur në shtëpinë e Ahmet Bujupit, në Arllat.
Mehdiu ishte një luftëtar trim, ai ishte i pandalshëm, ku me rastin e ristrukturimit të UÇK-së, Mehdi Bytyçin e caktojnë Komandant toge në Lagjen Bytyçi, një pikë kjo e fortë, e cila kishte qëllim ndalimin e këmbësorisë serbe në fshatrat e rrafshnaltës, ku ndodheshin Shtabi i Përgjithshëm dhe njësitet speciale.
Më 16 prill të vitit 1999, herët në mëngjes forcat e këmbësorisë serbe filluan granatimin e Lagjes Bytyqi, e cila po qëndronte e patundur.
Mehdiu me togën e tij filluan mbrojtjen e pozicioneve. Lufta ishte zhvilluar nga afër dhe në ndihmë u kishte dalë edhe njësiti special, “Arbëri”.
Në këtë luftë që po zhvillohej shumë afër me ushtrinë serbe, e cila tanimë kishin depërtuar deri te shtëpitë e Jollëve dhe në shtëpinë e Qerim O. Bytyçit. Mehdiu duke sulmuar serbët, ishte goditur për vdekje dhe mbetet te dyert e oborrit të Qerim Osmanit.
Bashkëluftëtarët bënë përpjekje për ta tërhequr trupin e pajetë, por ishte e kotë, ngase serbët ishin me qindra ushtarë. Në këtë sulm ishte plagosur rëndë edhe bashkëluftëtari i pandashëm me të, pjesëtari i Njësitit Special të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Bytyçi, i cili nga plagët e marra në luftime nuk mundi të lëvizte dhe i kishin dalë në ndihmë duke e tërhequr Mentor Morina, Osman Gashi, Arben Bytyçi, e të tjerë.
Sylejmanin e kishin dërguar në Spitalin e Divjakës, por as ai nuk kishte arritur t’u mbijetonte pagëve që kishte marrë dhe kishte vdekur dy javë më vonë.
Trupin e Mehdiut e kishin tërhequr në mbrëmjen e asaj dite vëllai i, tij Haliti, duke e nisur në drejtim të Kleçkës, ku edhe e kishin varrosur në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, me nderime ushtarake.
Pushkën e tij e mori vëllai, Nafiu, i cili luftoi deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia, më 11 qershor të vitit 1999.
Për kontributin e dhënë në luftë, familja e Mehdiut mori mirënjohje nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Ministria e Mbrojtjes e QPK-së dhe nga shoqatat e dala nga lufta.
Emrat e Mehdi dhe Sylejman Bytyçi janë përkujtuar në pllakën memoriale te lagjja Bytyçi, e cila gjendet e vendosur në magjistralen Komoran – Malishevë, ndërsa shkolla e fshatit mban emrin e dëshmorit, Mehdi Bytyçi.