Ky website është ende në proces të punës!

Naim Nimanaj

Naim Nimanaj (06.05.1979 – 11.08.1998)-ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili veproi në Zonën Operative të Dukagjinit.

-Jeta dhe familja

Naim Nimanaj u lind në fshatin Gllogjan të Deçanit. Ishte djali i Metë dhe Gjykë Nimanaj, të cilët nga martesa e tyre kishin dhe nëntë fëmijë të tjerë 4 djem dhe 5 vajza.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen ne Rrezar të cilën nuk arriti ta përfundonte sepse u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me dy vëllezërit e tij Fatmirin e Luanin.

Naimi u rrit në një familje atdhetare, patriotike dhe liridashëse, e cila nuk kurseu djemt që sot të jetojm të lirë.

-Veprimtaria

Naimi ishte shumë i ri për tu inkuadruar në radhët e UÇK-së, kështu që ai kërkoi leje nga babi i tij, por ai nuk ia miratoi pëlqimin sepse ishte i ri, dhe kishte djemt me të medhenje në luftë, por Naimi me deshirën e tij të flakët nuk mundi ta ndalte askush dhe me 24 maj 1998 inkuadrohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Naimi mori pjesë në shumë beteja të cilat u zhvilluan në Rrafshin e Dukagjinit: Shaptej, Baballoq, Prejlep, Rastavicë, Gramaçel dhe në Carrabreg.

Aq shumë të rinjë ishin inkuadruar në ushtri sa që nuk kishte armatim dhe monicjon për të gjithë, kështu që shume të rinjë bartnin armatim nga Shqipëria,kështu dhe Naimi mori detyrë nga eprori të shkonte në Shqipëri për të furnizuar ushtarët me armë.

-Rënia heroike

Në ofensiven e dytë, të luftës në Gllogjan e rrethinë, ishte një luftë e veshtirë. Me 11 gusht 1998 në betejen e cila zgjati tri ditë radhazi në Gllogjan nga ana e Shaptejit në qendrën e fshatit, aty te Blinat,u godit nga forcat armike serbe me ateleri të rënda dhe predha të cilat plagosen rëndë Naim Nimanaj dhe Arton Hasanaj të cilët morën plagë vdekjeprurese, këta dy trima ran dëshmor, për të mos vdekur kurr.Nërsa i plagosur mbeti Luan Nimanaj dhe disa luftëtar të tjerë.

-Pas rënies heroike

Trupi i njomë i dëshmotit Naim Nimanaj që solli lirinë pushon në varrezat e Dëshmorëve të Gllogjanit bashk me shumë trima të tjerë.

Familja e dëshmorit mori mirnjohje nga shoqata të ndryshme për nder të trimëris dhe sakrificës së djalit të tyre Naim Nimanaj dhe djemëve të tjerë, që nuk i kurseu për liri.