Ramadan Elshani (20.01.1969 – 14.12.1998) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte krah i fortë për bashkëluftëtarët dhe ishte kudo ku e kërkonte nevoja për organizim më të mirë të luftës për liri.
Ramadan Elshani u lind më 20 janar të vitit 1969, në fshatin Ngucat të Malishevës, nga prindërit Deliu dhe Hajria, të cilët kishin edhe katër fëmijë të tjerë, Rizahun, Samedin, Deliun dhe Irfeten.
Ai i përfundoi klasët e para të shkollës fillore në fshatin e tij të lindjes, kurse pastaj familja e tij kishte vendosur që në vitin 1979 të zhvendosej në qytetin e Shtimes, në kërkim të një jete më të mirë.
Pas vrasjes së babait të tij, Ramadani kishte mbetur përgjegjës për familjen dhe në përpjekje për të siguruar një jetë më të mirë për ta, ishte larguar për në Slloveni, ku edhe kryente punë të ndryshme fizike.
Me fillimin e luftës në Kosovë, Ramadani kishte vendosur të kthehej në vendlindje dhe në atë kohë familja e tij ishte goditur edhe nga një fatkeqësi tjetër, ku një serb e kishte goditur për vdekje me veturë vëllain e tij të vogël, Deliun, i cili mbante emrin e babait të tij.
Ndonëse nuk i ishte bashkuar ende Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai kishte filluar aktivitetin e tij qysh herët, kur mori vesh që daja i tij, Ramiz Qeriqi ishte kthyer në Drenicë i armatosur së bashku me disa shokë të tjerë të luftës. Kështu, në mars të vitit 1998, Ramadani e kontakton dajën e tij dhe i ndihmon me të gjitha detyrat që ishte ngarkuar nga eprorët e UÇK-së.
Duke qenë edhe ashtu gjatë gjithë kohës i prëndjekur nga pushteti serb, ai vendosi që përfundimisht të kthehej në Krojmir, ku edhe ndodhej pika UÇK-së. Rrugën e Ramadanit e ndoqi edhe vëllai i tij, Samedi, i cili po ashtu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për shkak të fizikut të tij të zhvilluar, Ramadani së bashku me disa bashkëluftëtarë ishte caktuar për hapjen e bunkerëve, për bartjen e municionit, si dhe për bartjen e miellit për ushtarët dhe popullsinë civile.
Ramadani ishte caktuar me grupin e luftëtarëve të batalionit “Ruzhdi Salihu”, të brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, që të shkonte për t’u furnizuar me armatim në Shqipëri, më 3 nëntor 1998.
Nga ky battalion ishin nisur shumë luftëtarë, duke përfshirë Ramadan Elshanin, Bashkim Krasniqin, Arben Hysenin, Isë Ollurin, Enver Ollurin, Naser Krasniqin, Enver Krasniqin, Xhelë Xheladinin, si dhe shumë të tjerë.
Pasi kishin arritur der innë Shqipëri, ku edhe ishin pajisur me shumë municion dhe armatim, ishin nisur për t’u kthyer në Kosovë, por për shkak të borës së madhe dhe acarit që kishte kapluar vendin, u detyruan që të qëndronin për disa javë në kazermat e UÇK-së, që ndodheshin në brezin kufitar.
Më 13 dhjetor të vitit 1998, 143 luftëtarët që kishin shkuar për t’u pajisur me armatim dhe municion, kishin marrë vendim për t’u nisur për në zonat e tyre të luftës. Në krye të këtij formacioni ishte komandanti Mujë Krasniqi.
Në ditë më vonë, formacioni ushtatrak i UÇK-së kishte rënë në pritë të ushtrisë serbe tek vendi i ashtuquajtur “Te Likenet e Hasit”, në Malësinë e Pashtrikut.
Pas luftimesh të ashpra dhe në kushte aspak të favorshme për ushtarët e UÇK-së, ranë dëshmorë 36 pjesëtarë të saj, kurse shumë të tjerë kishin mbetur të plagosur rëndë. Në mesin e 36 dëshmorëve, ra për të mos vdekur kurrë edhe Ramadan Elshani.
Bashkëluftëtarët kishin tërhequr trupat e dëshmorëve dhe pas dy javësh, trupi i dëshmorit Ramadan Elshani ishte varrosur me nderime të larta ushtarake në Varrezat e Dëshmorëve, në Kleçkë, ceremoni në të cilën morën pjesë edhe familja e tij e ngushtë.
Për të nderuar veprën e tij për lirinë e Kosovës, familja e Ramadanit mori Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes dhe Kuvendi Komunal i Shtimes.