Sadri Lokaj (26.04.1979 – 27.09.1998)ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte më shumë se një luftëtar, ishte një djalë i rritur në frymën e traditës patriotike, një mik i besueshëm dhe një kampion i lirisë. Përmes kujtimeve të tij, rrëfimi i jetës së Sadriut na çon në një udhëtim emocionues dhe frymëzues për të kuptuar thellësinë e sakrificës dhe përkushtimit të tij për atdheun.
Familja dhe Jeta:
Sadri Shaban Lokaj, u lind në Gjakovë, në një familje fshatare të Vokshit. Ai u rrit në frymën e një tradite patriotike, duke dëgjuar historitë për paraardhësit e tij të guximshëm. Sadriu e kreu shkollën fillore dhe të mesme në Gjakovë, ndërsa më pas mori edhe edukim korrespondent në Medresenë e Mesme në Prishtinë. Pas ndryshimeve politike në Kosovë në vitin 1991, ai u detyrua të migrojë në Republikën e Shqipërisë, ku edhe u angazhua në lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi.
Veprimtaria:
Në një kontekst të ngjarjeve pas marsit të vitit 1998, Sadri Lokaj u bashkua me forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari e cila i bëri ballë forcatave serbe në vijën e frontit. Ai u bë pjesë e Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” dhe shquhej për guximin dhe shkathtësinë e tij në betejat nëpër rrafshet e Dukagjinit dhe zonat tjera të Kosovës.
Renia heroike:
Në krye të detyrës, gjatë operacionit të vëzhgimi të terrenit në fshatin Neticë, Sadri Lokajt i zhduken gjurmët.Ai bie në një pritë serbe në këtë fshat duke e mbrojtur me guxim Shqiponjën e Agim Zenelit. Edhe pse u përball me forcën e armatosur serbe, ai qëndroi i vendosur dhe i pakompromis në mbrojtjen e vendlindjes së tij dhe lirisë së popullit të tij.Ishte 27 shtatori i vitit 1998, kur merr pavdekësinë dëshmori Sadri Shaban Lokaj, i njohur si “Hoxha”.
Pas renies heroike:
Pas rënies së tij, familjarët dhe bashkëluftëtarët e Sadriut, së bashku me babanë Shabanin, bënë përpjekje për të gjetur trupin e tij dhe për ta vendosur atë në Oborrin e Kullës së Qëndresës në Gllogjan, siç ishte amaneti i tij.Ata pas njjë mundi të madh arritën ta gjenin trupin dhe e kryen amanetin e Sadriut.
Rënia e Sadri Lokajt shënonte humbjen e një djaloshi të guximshëm dhe të përkushtuar për lirinë e Kosovës, por edhe shërbimin e tij ndaj një idealit më të madh se vetja.