Shkëlzen Haradinaj (25.03.1970-16.04.1999) ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse aktiviteti i tij në mbrojtje të atdheut kishte filluar qysh në rininë e tij.
Shkëlzen Haradinaj u lind me 25 mars te viti 1970 në Gllogjan të Deçanit.Shkollën fillore dhe të mesem e kreu ne Rizare.
Shkëlzeni ishte biri i Hilmiut dhe nënës Rukie të cilët kishin shtatë djem dhe tre vajza, Ramushin, Shkëlzenin, Luanin, Dautin, Enverin, Frashërin, Vetonin, Mejremen, Valbonën dhe Antigonën. Shkelzeni ka lënë pas bashkëshorten, Syzanën dhe dy djemtë, Shqipdonin e Luanin, i cili e ka trashëguar emrin e xhaxhait dëshmor, Luan Haradinaj. Duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të familjes së tij, Shkëlzeni nuk arriti të vazhdonte shkollimin e lartë, pasi që duhej angazhimi i tij ,ku pas përfundimit të shkollës së mesme, ai filloi ta ndihmonte babain e tij, i cili punonte në një dyqan në Rrezare (ish-Isniq).
Lëvizja e rezistencës kombëtare, Shkëlzenin e kishte tërhequr qysh në moshë të re, duke parë angazhimin e vellëzerve të tij Ramushit dhe Dautit, të cilët ishin bërë pjesë e kësaj rezistence dhe shokëve të tyre, si: Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Gazmend Mehmetaj, Bujar Haradinaj, Ali Haxhosaj, Myrtë Zeneli, Agron Mehmetaj, Naser Brahimaj e Lahi Brahimaj.
Në vitin 1989-1990 pas heqjes së autonomisë formale të Kosovës, populli ynë po ballafaqohej me një shtypje të rëndë nga okupatori serb, që po bënte padrejtësi të mëdha ndaj shqiptarëve, Shkëlzeni mori pjesë protestat e organizuara në Deçan, në kërkim të të drejtave të tyre, të cilat i përkisnin poullit shqiptar. Duke parë rrethanat në të cilat gjendej vendi dhe duke parë situateën aktuale në të cilën po shkonte Kosova, Shkëlzeni vëllezërit dhe shokët e tij e kishin kuptuar dhe kishin rënë në përfundim që liria e Kosovës do të vinte vetem me grykën e pushkës dhe jo nëpërmjet dialogut apo ndonje mënyre tjetër.
Shkëlzeni në vitin 1993 ishte anëtarësuar në njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të formuara në Dukagjin. Luan Haradinaj, vëllai i Shkëlzenit luante një rol shumë të rëndësishëm në atë kohë për Shkëlzenin, ku nëpërmjet tij arriti t’i njihte shume figura patriotike siç ishin: Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Naser Brahimaj, Hashim Thaçi, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi e të tjerë.
Shtëpia e Hilmi Haradinajt në kohën e veprimit ilegal të UÇK-së ishte shndërruar në një prej pikave më të fuqishme dhe aty organizoheshin sulme dhe aksione të ndryshme në drejtim të ushtrisë dhe policis serbe. Në shumicën prej aksioneve që u ndërmorën nga pjestarët e UÇK-së, pjesë e tyre padyshim që ishte edhe Shkëlzeni në vitin 1997 më datën 27 nëntor, një ditë pasi që në fshatin Llaushë të Drenicës bashkëluftëtaret e komandanit legjendar Adem Jashari i kishin dhënë një grusht të rëndë forcave policore dhe ushtarake, të cilët po shkonin ta arrestonin luftëtarin e lirisë, Abedin Rexhën.
Më datë 5 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skënderajit u ndërmor aksioni i njohur mbi familjen Jashari, të gjitha njësitet e UÇK-së në zonën e Dukagjinit morën aksione të shumta, ku vetëm brenda natës në zonën e Dukagjinit u ndërmorën 22 aksione kundër forcave serbe policore dhe atyre ushtarake.
Me rezultatet e këtyre aksioneve, ushtrisë dhe policisë serbe iu vërtetua dhe iu bë e qartë që organizimi i UÇK-së kishte kaluar në përmasa të mëdha dhe se ideja për çlirim dhe liri tani ishte e pandalshme.
Shkëlzeni së bashku me vëllezërit e tij dhe bashkëluftetarët nga të gjitha trevat e Kosovës dhe më gjerë, morën pjesë në shumë luftime dhe organizime strategjike të aksioneve të ndryshme, Shkëlzeni mori pjesë në beteja të njëpasnjëshme në Lug të Baranit, në Rekë të Keqe e në Lug të Drinit. Arma e Shkëlzenit shkrepi në Gllogjan, Lumbardh, Shqiponjë, Smolicë, Junik, Gërgoc, Kralan, Pozhar, Maznik, Baballoq, Gramaqel, Ratishë, Dashinofc, Kotradiq, Osdrim dhe në të gjitha pjesët e zonës së Dukagjinit.
Në betejën që u zhvillua në Gllogjan, më 24 mars të vitit 1998, e cila edhe shënon fillimin e luftës kundër okupatorit serb në zonën e Dukagjinit, dëshmori Shkelzen Haradinaj u cilësua lart për organizimin dhe strategjitë organizative ushtarake të menduara mirë.
Në kohën kur forcat serbe po sulmonin pozicionet e ushtarëve të UÇK-së në fshatin Gramaçel dhe Ballaboq, në mesin e bshkëluftëtarëve të pathyeshëm të asaj zone, ishte edhe dëshmori Shkëlzen Haradinaj bashkë me Ramiz Batusha, Zenun Mataj ( të dy dëshmorë), Naser Morina, Lulëzim Morina, Maliq Ndrecaj, Ilir Foniqi. Gjatë luftimeve për mbrojtjen e pozicioneve të tyre, Shkëlzeni mori plagë të rënda, edhe pse ende pa u shëruar mirë dhe ende me plagë në aksionet e ndërmarra të forcave serbe në muajin korrik-gusht, Shkëlzenin e gjejnë prapë në vijat e para të frontit, duke i dalë zot atdheut të tij.
Dezertimi nga lufta i Tahir Zemajt dhe grupit të tij i solli dëme UÇK-së në zonën e Dukagjinit, Shkëlzeni së bashku me Ramushin, i cili ishte njëkohësisht zëvendësshef i Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit, Daut Haradinajn, Bujar Haradinajn, Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn, Hasim Halilajn dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë, bënë riorganizime të reja të UÇK-së në pjesën e Dukagjinit. Shkëlzeni në këtë periudhë u emërua nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ndihmëskomandant i Mbrojtjes Territoriale të Zonës Operative të Dukagjinit. Me rastin e organizimeve dhe aksioneve të dëshmuara, Shkëlzeni në nëntor të vitit 1998, shtabi i përgjithshëm e ngarkoi atë me detyrën e ndihmëskomandantit për operacione luftarake në ZOD. Tani në këtë pjesë të Dukagjinit u formua Brigada 131 “Jusuf Gërvalla”, Brigada 132 “Myrtë Zeneli” e Brigada 134, ndërsa në formim ishte edhe Brigada 133 “Adrian Krasniqi.
Ushtarët e këtyre brigadave morën aksione të parreshtura ndaj polisicë dhe ushtrisë serbe, në njerin prej sulmeve në Dujakë të Gjakovës, dëshmori Shkelzen Haradinaj arriti t’i vriste dy policë serbë dhe mbeti vetë i plagosur.Plagë të tjera mori edhe në luftimet që ndodhen në Ratishe, ku luftimet vazhduan për disa ditë.
Në prill të vitit 1999, përderisa po zhvilloheshin luftime të mëdha në zonen e Deçanit dhe Gjakovës, Shkëlzeni po organizonte tërheqjen e ushtarëve të plagosur në drejtim të Istogut, ku vepronte Brigada 133 “Ardian Krasniqi”.
Në këtë kohë, Shkëlzeni komandoi njësinë e pararojës për të mundësuar transferimin e këtyre ushtarëve në një terren më të sigurt për ta.
Pas disa ditësh, Shkëlzen Haradinaj, së bashku me bashkëluftetarët e tij, u kthyen në malet e Maznikut, ku ishte e strehuar në një numër të madh popullata civile, që ishte në mbrojtje të ushtarëve të UÇK-së, mirëpo fatkeqsisht ishte e rrethuar nga focat okupatore serbe.
Shkëlzeni dhe bashkëluftetarët e tij filluan luftimet e menjëhershme kundër forcave të armikut me qëllim të thyenin këtë rrethim dhe mos ta lejonin hyrjen e forcave serbe në vendin ku popullata civile ishte rrethuar.
Gjatë luftimeve të bëra, nën bresheri plumbash, më datë 16 prill të vitit 1999, bie ne altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë dëshmori Shkëlzen Haradinaj, e në të njëjtën betejë për të njëjtin mision dëshmor ranë edhe Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj, që të tre nga fshati Gllogjan. Trupat e dëshmorëve përkohesisht u varrosen në malet e Maznikut aty ku ranë deshmorë dhe më pastaj me datën 24 gusht 1999, këta dëshmorë u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve, në Gllogjan.
Familja e Shkëlzenit ruan me shumë kujdes jelekun antiplumb, uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një rrip xherdani, orën e dorës.
Emrin e dëshmorit të graduar pas rënies, nga SHP i UÇK-së, me gradën gjeneralkolonel, e mori Batalioni Gardist i Zonës Operative të Dukagjinit.
Shkëlzen Haradinaj u dekorua me “Urdhri Hero i Kosovës”, i cili u jepet figurave historike shqiptare të Kosovës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Buajr Nishani e dekoroi me Dekoratën “Nder i Kombit” heroin e lavdishëm të lufës çlirimtare.
Në 20-vjetorin e çlirimit të Pejës dhe Deçanit u bë dhe perurimi i sheshit “Shkëlzen Haradinaj” dhe u bë zbulimi i shtatores së heroit Shkëlzen Haradinaj.