Ky website është ende në proces të punës!

Sylë Bezeraj

Sylë Bezeraj (25.11.1981 – 15.04.1999) ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftoi në Zonën Operative të Dukagjinit, ishte vetëm 17 vjeç, kur u inkuadrua në ushtri.

Jeta dhe familja

Sylë Bezeraj u lind në fshatin Kryshec.Prindërit Januzi dhe Halime Bezeraj kishin shtatë fëmijë: katër djem dhe tri vajza.Syla ishte fëmija i katërt.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Kryshec, ndërsa vazhdoi shkollimin e mesëm në Baran.Si shumë të rinjë të tjerë, pasi filloi lufta në Kosovë, Sylë Bezeraj la shkollën në vitin e tretë, për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Veprimtaria

Vëllai i Sylës Shkëlzeni, ishte ikuadruar një vitë më herët në Ushtrin e Kosovës, i cili kishte marrë pjesë në shumë beteja, në fshatrat e Deçanit, si dhe kishte sjellur armatim nga Shqipëria.Pasi u kthye nga Shqipëria, Syla që ishte vetëm një gjashtëmbëdhjet vjeçar, dëshironte të bëhej ushtarë i UÇK-së, dhe e pyeti Shkëlzenin, “A ka dhe një pushkë për mua”?, Shkëlzeni I kishte thënë: “Pushkë ka, por duhet tam bash”. “ Do ta mbaj, me krenari, a dëshiron të ja dëgjosh krismen” I tha Syla.

Kështu, me 13 shkurt 1999, Sylë Bezeraj, e kishte ndarë mendjen të inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku më djemt e axhallarëve Besartin e Astritin, në Brigadën 132 “Myrtë Zeneli” në Maznikë.

Syla ishte një trim dhe atdhetar dhë pse shumë i ri në mosh, ai dinte ti repektonte bashkluftëtarët, dhe I qëndronte përkrah luftëtarëve më përvoj, në luftimet e zhvilluara kundër forcave serbe.

Syla mori pjesë në betejat që u zhvilluan gjatë muajve mars-prill 1999, në Lumbardh, , Pozhar, Shqiponjë, Zhebel, etj.

Rënia heroike

Më 15 prill 1999, kur lufta ishte përhapur në shumë fronte në Rrafshin e Dukagjinit, Syla i cili po luftonte në betejen e Maznikut, ra heroikisht, me gjakun e tij të njomë.

Nga kjo luftë e ashpër, që po zhvillohej në Rrafshin e Dukagjinit, u vran nga forcat serbe si martir, Januz Bezeraj, babai i dëshmorit, Muhamet Bezeraj, axha i dëshmorit, dhe kushëriri, Hazir Bezeraj, të cilët edhe sot e kësaj dite konsiderohen të zhdukur, ashtu sikurse edhe shumë bashkëfshatarë të tjerë.

Pas rënies heroike

Dëshmori Sylë Bezeraj, gjatë luftës u varros në mallet e Maznikut.Ndërsa me 24 gusht 1999, u rivarros me nderime ushtarake, së bashku me dëshmorët e tjerë, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Për nderë të dëshmorit Sylë Bezeraj, familja u nderua me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Zona Operative e Dukagjinit, Kuvendi Komunal i Pejës, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së etj.