Xhavit Hazir Kelmendi (13.03.1977 – 01.04.1999)- ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku aktivitetet e tij për çlirimin e atdheut dhe mbrojtjen e tij i filloi në moshë të re.
-Jeta dhe familja
Xhavit Kelmendi u lind në fshatin Karaçicë të komunës së Shtimes,i takon një familje me traditë të lartë atdheu dhe dashurie. Shkollën fillore deri në klasën e IV e kreu në vendlindje, ndërsa atë deri në klasën e VIII e kreu në fshatin Pjetershtic, për të vazhduar atë të mesme në Therandë.
-Veprimtaria
Gjatë pranverës së vitit 1998, kur edhe u përhap lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kur u vendosën njesitë e UÇK-së në fshatrat si Karaçic, Javor, Luzhnic dhe fshatra tjera të udhëhequra nga Komandant KUMANOVA, Xhaviti edhe pse jetonte në Therandë u kthye në fshatin e tij të lindjes, ku edhe u inkurajua në radhët e UÇK-së së bashku me vëllain Shaipin. Pas ofensivës së forcave serbe të 25 gushtit 1998 kundër fshatrave të rrafshnaltës së Drenicës si Karaçic, Luzhnic, Javor, Kleçkë, e fshatra tjera, disa pjesëtarë të njesitit ku shërbente edhe Xhaviti, së bashku me të, urdherohën të kalojnë në Batalionin e dytë Ruzhdi Salihu të Brigadës 121. Ky njesiti që iu bashkua batalionit të dytë Ruzhdi Salihu kreu me sukses shumë aksione, ku Xhaviti me një bashkëluftëtar në një aksion në fshatin Duke sulmonin forcat serbe të cilat kishin mbushur një traktor me gjëra të plakura duke vrarë pesë dhe plagosur një polic serb. Për trimërinë dhe guximin e treguar Xhaviti inkurajohet në njesinë speciale në Divjak pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilën e udhëhiqte ushtaraku i mirënjohur nga Shqipëria (Tani dëshmor i kombit Tahir Sinani).Gjatë pranverës së vitit 1999 forcat serbe filluan një ofensivë të gjerë, Xhaviti me njesin ku shërbente mori pjesë në shumë luftime, në mars Xhaviti me një grup shokësh kishin shkuar në përforcime në Zonën Operative të Drenicës ku vendqëndrimi i tyre ishte fshati Llaush dhe fshatra tjera të Drenicës dhe për tu kthyer në Divjak me 31 mars. Ofensiva serbe e marsit dhe prillit të vitit 1999 pas intervenimit të NATO-së kundër makinerisë barbare e vrastare të serbis, kishte shpërthyer me tërë brutalitetin dhe egërsinë që e karakterizon bishën e plagosur për vdekje. Për të deportuar në rrafshin e lartë të Drenicës së epërme ku përveç sterhimit të rreth 80 mijë banorëve nga fshatrat e Drenicës, Llapushës e Anadrinit ndodheshin edhe strukturat pergjegjese ushtarake, politike dhe informative të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Makineria ushtarako policore ka aplikuar metodën e rrethimit total nga të katër anët ishite ven në rrethim dhe goditeshin panderprë nga distanca nga të gjitha pikat ku ishin të pozicionuara forcat e armikut, ndërsa fshatrat e rafshin lartë si Berisha, fshati i ri Divjaka, Kleqka, Javori, Luzhnica, Karaqica dhe Duga kishin mbetur në shenjester të goditjeve si nga ajri me 26 dhe 27 mars ashtu edhe nga bazat e artilerisë së rende nga të gjitha pozicionet e armikut rreth e për qarqe. Më 31 mars të vitit 1999, Xhaviti së bashku me shokun e tij të pandarë, Vezir Kolshi, kthehen në selinë e Shtabit të Përgjithshëm në fshatin Divjakë, Xhaviti menjëherë rikthehet në front, duke pasur parasysh që forcat armike vazhdonin ofensivën kundër bedenëve të pathyeshme, ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Selia e Qeverisë së Përkohshme, Radio Kosova e Lirë, Agjencia KosovaPress, Spitali ushtarak në Divjakë dhe rreth 80 mijë banor. Me 1 prill forcat serbe kishin ndërmarrë ofensivën e quajtur ‘Patkoi’ ku kishin vendosur në rrethim të hekurt fshatrat përreth. Xhavit Kelmendi së bashku me bashkëluftëtarët e tij të njësisë diversante-vëzhguese u bashkua njësiteve mbrojtëse në fshatin Tërpezë.
-Renia heroike
Me 1 prill gjatë luftimeve me forcat e armikut bie heroikishte në fushën e nderit në vijën e parë të frontit në Fshatin Terpez ushtari i orve të para të luftës Xhavit Hazir Kelmendi së bashku me një bashkluftëtar tjetër, trupin e pa jetë të Xhavitit e tërheqin bashkëluftëtarët e tij ku edhe varroset po at ditë në fshatin e tij të lindjes në Karaçic të Shtimes me nderime të larta ushatarke, dhe për tu rivarrosur pas perfundimit të luftës në vorrezat e Dëshmorëve në fshatin Kleqkë të Drenicës së epërme së bashku me Komandantë Kumanovën dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë.
– Pas rënies heroike
Mirënjohje familjes së dëshmorit Xhavit Kelmendi i dha Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe instanca të tjera të shoqatave të dalë nga lufta. Një rrugë në Suharekë mban emrin e dëshmorit Xhavit Kelmendi dhe një rrugë në fshatin e lindjes në Karaqicë. Mirënjohje nga SHP UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës, dega Fushë Kosovë. Në vendin e rënies në Tërpezë është ngritur lapidar për dëshmorin Xhavit Kelmendi dhe një pllakë me emrat e dëshmorëve në Berishë.”